Si do ta pėrdorė Serbia kundėr Kosovės dhe Shqipėrisė regjistrimin etnik dhe fetar tė popullsisė nė Shqipėri
Vendos në Facebook

 Si do ta pėrdorė Serbia kundėr Kosovės dhe Shqipėrisė regjistrimin etnik dhe fetar tė popullsisė nė Shqipėri

 Kastriot MYFTARAJ

Pas shpalljes zyrtarisht nga ana e qeverisë shqiptare se me rastin e regjistrimit rutinë të popullsisë që do të mbahet në vitin 2011, do të ketë dhe dy pyetje që do të mundësojnë shprehjen e lirë të identitetit etnik dhe fetar, u vu re një interesim i jashtëzakonshëm i Serbisë për të përfituar nga kjo gjë për interesat e veta. Në Shqipëri ekziston dhe njihet zyrtarisht një minoritet i vogël etnik i quajtur serbo-malazez, një konfuzion i çuditshëm ky kur tashmë

 identiteti malazez është i ndarë nga ai serb në rrafsh etnik. Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Malin e Zi, në vitin 2003, vetëm 43.16% u vetëdeklaruan malazezë etnikë. Kurse 31.99% e popullsisë u vetëdeklaruan serbë.
      Serbia i kërkon qeverisë shqiptare që të njohë zyrtarisht, do të thotë me ligj, minoritetin serb në vend me një status të veçantë, të ndarë nga ai malazez. Të gjitha gjasat janë se Serbia do ta përdorë regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Shqipëri, në mënyrë që duke shfrytëzuar varfërinë e shqiptarëve, të krijojë artificialisht në vendin tonë ekuivalentin e enklavave serbe në Kosovë. Serbia synon që, sipas shembullit të Greqisë, të sigurojë nga regjistrimi i popullsisë një shifër artificialisht të lartë të minoritetit serb në Shqipëri. Para disa vitesh një përfaqësues i shoqatës “Rozafa-Moraça” ka deklaruar në emisionin “Top show” të Alban Dudushit në Top Channel se në Shqipëri numri i vërtetë i minoritetit serb shkon nga 40 mijë në 120 mijë! Veprimtarët e shoqatës “Rozafa-Moraça” kanë filluar një fushatë masive në Shqipërinë e Veriut për t’ u marrë njerëzve firmat se janë serbë, me premtimin se për këtë gjë do t’ u paguhen pensione prej 300 eurosh. Qeveria serbe nuk e ka për gjë që të paguajë tre muaj para regjistrimit pensione të tilla, dhe pasi të ketë siguruar në regjistrimin e popullsisë shifrat që do, të ndërpresë pagesën e pensioneve. Atëherë “serbët” e rremë do të thonë se u mashtruan, por shifrat zyrtare të censusit do të mbeten në fuqi.
     Serbia edhe me ndihmën e Rusisë, nuk e ka për gjë që për 50 mijë njerëz të paguajë 900 euro për tre muaj, do të thotë 45 milion euro, dhe të sigurojë madje edhe 150-200 “serbë” të deklaruar në regjistrimin e popullsisë. Kjo për faktin se mjaft që një anëtar i familjes të marrë pension dhe bashkë me të do të deklarohen “serbë” edhe 3-4 të tjerë. Këta gjithashtu do të deklarojnë edhe identitetin fetar sit ë krishterë të ritit sllav (serb).
      Pasi Serbia të ketë siguruar në regjistrimin e popullsisë një minoritet serb prej 150-200 mijë vetash në Shqipëri, ajo do të kërkojë pastaj që në Kuvendin e Shqipërisë, të ketë sipas modelit të Kosovës vende fikse për minoritetin serb në Shqipëri. Kuptohet se këto vende në parlament nuk do t’ i zenë “serbët” e fabrikuar, por serbët e vërtetë. Pastaj Serbia do të kërkojë që në fshatrat dhe në qytetet e Shqipërisë së Veriut ku janë deklaruar këta serbë të hapen shkolla në gjuhën serbë, të ndërtohen kisha dhe manastire të ritit serb, në rrënojat e kishave dhe manastireve të supozuara serbe, dhe në vende ku nuk kanë qenë kurrë më parë. Serbia do ta kërkojë me të madhe këtë nga OKB dhe Bashkimi Europian.
      Shkurt Serbia do të kërkojë që të krijojë në Shqipëri një realitet si ai që është krijuar në Kosovë. Për këtë Serbia është duke kordinuar veprimet e saj me Greqinë. Sipas të dhënave të mia nga Greqia, emigrantëve shqiptarë nga Shqipëria e Veriut, të cilët gjenden në Greqi, po u thuhet nga autoritetet greke dhe shoqatat e ndryshme greke, që në regjistrimin e popullsisë që do të mbahet në Shqipëri, ata dhe familjarët e tyre të deklarohen si serbë!
     Nëse realizohet qoftë edhe pjesërisht plani serb për të përfituar nga regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, kjo do të jetë jo vetëm një katastrofë për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. Serbia në këtë rrethanë do të kërkojë që ta projektojë në Shqipëri të gjithë problematikën që ajo ka në Kosovë. Kjo do të jetë një thikë pas shpine që i vjen Kosovës nga Shqipëria në këto momente.
     Serbia është shumë e interesuar që të kryhet regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare në Shqipëri, dhe për këtë Serbia ka influencuar edhe me anë të lobit serbo-amerikan. Shefi i kabinetit të Presidentit Obama, Rahn Emanuel, ka qenë lobisti kryesor i komunitetit serbo-amerikan në Kongresin e SHBA. Duket se ai tashmë po e vazhdon këtë punë në Shtëpinë e Bardhë. Një vendim kaq delikat siç është ai për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, qeveria shqiptare nuk mund ta merrte me mendjen e saj, pa miratimin apo nxitjen e qeverisë amerikane, kur dihet mirë se deri në ç’ shkallë shkon interesimi i SHBA për zhvillimet në Shqipëri.
      Gjithsesi, regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare në Shqipëri duhet ndaluar me çdo kusht, qoftë edhe duke hyrë shqiptarët e përgjegjshëm forcërisht në zyrat e INSTAT për të marrë formularët e regjistrimit, të cilët duhet të digjen publikisht në Sheshin “Skënderbej”. Asnjë punonjës i shtetit që në këtë moment do të ketë përgjegjësi për mbrojtjen e zyrave të INSTAT, nuk duhet ta shkojë në mendje që ta pengojë këtë aksion se për gjëra të tilla njeriu shkon, si i thonë fjalës, si “qeni në vreshtë”. Ligji dhe Kushtetuta në këto raste nuk është me ata që mbrojnë formularët, por me ata që i djegin ato.     

  Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri duhet të bëhet vetëm pasi Shqipëria të ketë fituar të drejtën e qarkullimit të lirë të njerëzve (jo vetëm të mallrave so sot), dhe pasi Shqipëria të ketë marrë disa ndihma konsistente nga Bashkimi Europian, FMN dhe Banka Botërore, si Serbia e cila këto ditë do të marrë një ndihmë prej 4 miliard dollarësh, një pjesë të të cilëve ironikisht do t’ i përdorë për manipulimin e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri.

Marrë nga gazeta Sot


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

Sabah    13-02-2010
Kjo s'ka pse tė mos jetė kėshtu si shkruan autori i kėtij shkrimi. Dhe kjo mund tė ndodhė aty ku nė pushtet ėshtė njė qeveri kukullė dhe e shitur si kryeministri aktual, qė bėn mik shtėpie e SAhqipėrie Fazlliēin, nipin e ish-kryeudhbashit serb, qė sot gjykohet nė HAG pėr krimet monstruoze kundėr vėllezėrve tė Sali Gėrdecit e Sali katastrofės ujore.
Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: