Presidenti Topi uron Presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu me rastin e dyvjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė.
Vendos në Facebook
Presidenti i
Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar Presidentit të Republikës
së Kosovës, Fatmir Sejdiu një mesazh urimi me rastin e dyvjetorit të
shpalljes së pavarësisë, në të cilin theksohet:
“I nderuar zoti President,
I dashur Fatmir,
Me rastin e përvjetorit të dytë të Ditës së Pavarësisë, kam nderin dhe
kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim
personal, t’ju dërgoj Juve dhe gjithë popullit të Kosovës, urimet më të
ngrohta dhe më miqësore!
Kjo ditë e gëzueshme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, më jep rastin
të rikonfirmoj vullnetin maksimal për vazhdimësinë dhe forcimin e
lidhjeve të forta dhe qëndrueshme, shumëplanëshe, që ekzistojnë midis
dy vendeve tona, si dhe t’ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë
angazhimin e saj në mbështetje të njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të
Republikës së Kosovës dhe realizimit të aspiratës euroatlantike.
Dëshiroj të nënvizoj me kënaqësi vlerësimin e lartë ndaj hapave të
shpejtë e të sigurt të vendit tuaj në drejtim të konsolidimit të
politikave të brendshme, krijimit të një shoqërie të barabartë e
multietnike, zbatimit të ligjit e forcimit të shtetit të së drejtës dhe
stabilitetit në vend, si dhe politikës rajonale dhe evropiane, që vendi
juaj po zbaton me përkushtim.” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites







