Graciela dhe Jetmiri nuk bien dakort
Graciela dhe Rezarta kanë folur për marrdhenien e Gracit me Mirin. Rezarta këmbëngul shumë në faktin që ata nuk duhet ta prishin shoqërinë e bukur që kishin bashkë dhe duhet të sqarohen. Pasi Rezi është munduar shumë që t’ja mbushë mëndjen për këtë gje duke i dhënë argumentat e saj, Graciela ka dalë në oborr dhe është takuar me Mirin. Takimi i tyre ka zgjatur shumë pak pasi Miri ishte akoma i ofenduar që Graciela e ka quajtur hipokrit dhe ajo nuk e ka shprehur që i vjen keq për atë që ka thënë apo t’i kërkonte falje. Ai i ka thënë që kur të mendohet mirë, atëherë ta thërasë Jetmirin për tu sqaruar. Të dy i kanë kthyer shpinën njëri-tjetrit dhe janë futur ne shtëpiat përkatësë duke komentuar mbi fjalët e thëna. Më pas banorët e të dyja shtëpive janë marrë me pregatitjen e banderolave për festën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës që është nesër.Pasi kanë përfunduar, banorët e shtëpisë së vjetër kanë menduar të bëjnë një lojë sikur janë në një orë mësimi. Orën e parë të mësimit në klasën e Big Brother ata e realizojnë me mësuese Gracielën, ndërsa më pas vjen profesor Klodi, i cili sillet si i rreptë por klasa është shumë e zhurmshme.Më pas duke luajtur Valoni i ka tërhequr karriken Bertinës dhe ajo është rrëzuar. Banorët e tjerë i kanë ndenjur pranë pasi ajo është lënduar dhe Valoni ndihet keq dhe s’di as si t’i kërkojë falje
Erioni i shqetësuar
Erioni i ka treguar Gracielës gjërat që e shqetësojnë dhe nuk ndihet mirë. Ai i ka thënë që Bertina është e mërzitur me të dhe nga ana tjetër duhet të përballet dhe me miqtë e nominuar. Ai i ka thënë që Bertina është mërzitur pa ndonjë arsye të fortë më të pasi ai nuk mund të ndyshojë karakterin e tij.Më pas flasin për Jetmirin dhe Erioni thotë që ai bën sikur nuk i duron dot personat më të cilët po rri në shtëpi, por nga ana tjetër po shkon shumë mirë me ta, dhe kur e ka pyetur a ka ndryshuar mendim për Renaton, i ka thënë po.Ndërsa Graciela i thotë që ai duhet të jetë më i kujdesshëm me mënyrën se si sillet me Bertinën sepse ajo e vuan më shumë sjelljen e tij. Ajo i ka thënë që ata duhet t’i zgjidhin vetë punët e tyre pa futur askënd tjetër në mes. Ai i ka thënë që Bertina është tip i mbyllur pasi duhet të jetë zhgenjyer nga shoqëria dhe njeriu sillet ashtu siç e mëson jeta. Graciela mendon që ai mund ta ndihmojë Bertinën që të jetë më e hapur dhe të sillet ndryshe. Ajo i ka thënë që në situata të veçanta sjelljet e saj mund të jenë në dukje të pakënshme por ajo e kupton pasi e ka shumë për zemër. Në këtë mënyrë duhet ta shikojë dhe Erioni situatën, sipas Gracielës.
Kika sqarohet me Oltën
Kika dhe Olta janë bashkuar te gardhi që i ndan dhe kanë folur për të gjitha gjërat që kane mosmarrveshje. Kika i ka thënë që ai ëshstë ndjerë keq gjatë lojës pasi pyetjet që i janë adresuar atij kane qënë shumë tendencioze dhe e kanë vënë në siklet. Ai i ka thënë që të nominuarit po mundohen ta nxjerrin keq atë dhe po luajnë lojë të keqe por ai do t’i mundë vetëm me lojë të pastës pasi ai nuk di ndryshe. Kika i ka thënë që ai është penduar që e ka nominuar Oltën dhe ka menduar që po t’ia thoshte dhe asaj këtë gjë do të ndjehej më mirë me veten. Olta i ka pohuar që ajo e ka vlerësuar këtë gjest nga ana e tij. Ajo i ka thënë që gjërat që flet me të nuk ia tregon të tjerëvë dhe ai nuk ka për tu zhgenjyer prej saj. Kika i thotë që ai do që konfliktet t’i zgjidhë sipas mënyrës së tij dhe me pas duket se ata janë qetësuar. Ai e ka pyetur si ndihet që është në nominim dhe ajo i ka thënë që e ka harruar komplet pasi është marrë dhe me konkurentët e rinj që ti njohë sa më mirë. Ai i ka thënë ta shijojë çdo çast që është në shtëpi dhe ajo thotë që mendon të njëjtën gjë, pasi dhe po të dalë nga shtëpia nuk do t’i ngelë pishman asgjë që se ka provuar
Jetmiri nuk e mban premtimin
Jetmiri i ka premtuar Oltës se do ta ushqente kur të uleshin pët të ngrënë dhe ajo shkon e thërret për ta realizuar këtë gjë. Ai i thotë që nuk do ta bëjë por ajo këmbëngul pasi ai i ka premtuar. Më në fund ajo heq dorë dhe Jetmiri i thotë miqve të tij që atij i ka mbetur qejfi me të pasi ndonëse gjithë natën kanë qëndruar duke biseduar të dy dhe i ka kënduar dhe serenatë, ajo sot gjithë ditën ka flirtuar me banorët e shtëpisë së vjetër, sipas Jetmirit. Domi i thotë që të mos ta shikojë në këtë aspekt pasi ajo nuk e ka bërë me qëllim për ta ofenduar. Seldi i thotë që ky nuk është momenti i duhur për të që të njihet me Oltën pasi ata janë të dy në nominim dhe mund të dalin nga vetja. Ata e kanë ndërprërë bisedën pasi ka ardhur dhe Olta dhe nuk kanë dashur të vazhdojnë bisedën në prani të saj.Në shtëpinë e vjetër banorët po pregatisin një banderolë për ditën e pavarësisë së Kosovës, që është nesër. Ky mendim është dhënë nga Kika dhe të gjithë kanë qënë shumë të gatshëm për ta ndihmuar. Duke bërë këtë punë, ata kanë folur përsëri për lojën e bërë nga të nominuarit. Graciela ka thënë që ajo nuk ka pritur atë reagim nga Jetmiri dhe të tjerët sepse nëqoftëse do të ishte lojë ata do të kishin kërkuar falje. Ajo shton që një njeri që ka pasur një mendim të caktuar për të nuk mund të ndyshojë rrënjësisht vetëm për dy orë. Banorët e tjerë e kanë kundërshtuar duke i thënë që mendimi për një person mund të ndyshojë dhe vetëm për një çast. Gjithashtu graciela është mërzitur nga fakti që kur e kanë pyetur Oltën a ka një mike brënda në shtëpi, ajo është përgjigjur jo. Graci ka pritur që ajo të përmëndte emrin e saj.
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |