17.02.2010
Vazhdojnë festimet
Pavarësia e Kosovës në shtëpinë e Big Brother i ka gjetur banorët me këngë e festime. Të gjithë janë mbledhur në oborr të ndarë nga gardhi dhe festojnë. Ata kanë kërcyer me muzikë moderne, por edhe me këngët e viteve ’80. ndër të tjera Erjoni me Rezartën kanë kërcyer për një kohë të gjatë sipër një tavoline. Me pije e verë, këngë e kërcime është festuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri festa e Pavarësisë së Kosovës. Gjatë festimeve duket se banorët i kanë lënë mënjanë lojën dhe strategjitë, inatet apo hatërmbetjet dhe kanë festuar së bashku mes shakave e të qeshurave.
Bledi kthehet, fillon festa
Qëndrimi i Bledit në shtëpinë e re nuk zgjat më shumë se një orë. Sidoqoftë ai e ka shfrytëzuar këtë kohë për të ndenjur më afër banorëve, ku spikat afrimi me Oltën. Ai u sjell banorëve cigare dhe si këmbim u kërkon dy shishe verë. Ndërsa Bledi kthehet në shtëpinë e vjetër, banorët vendosin të organizojnë një festë. Ata përgatiten dhe nëpër gota të dy palët e banorëve mbajnë gotat me verë. Ata nuk harrojnë ; të ngrenë dolli për Pavarsine e Kosovës si dhe të kërcejnë e këndojnë
Bertina bisedon me Erionin
Bertina dhe Erioni diskutojnë për gjendjen e krijuar mes tyre. Bertina e sheh që Erioni është i mërzitur e i afrohet të flasë me të. Erioni shprehet se e ka nga situata e krijuar dhe se s’mund ta anashkalojë sic bën ajo, por Bertina i thotë se ai duhet ta kalojë pasi qëllimi i futjes në shtëpi është loja e jo të rrijë i mërzitur për gjërat që ndodhin. Erioni i tregon edhe se i mungojnë shumë gjëra nga jashtë apo edhe banorët e tjerë që janë në shtëpinë tjetër, por Bertina mendon se edhe këtu mund t’i ndodhin gjëra të bukura. Ata diskutojnë edhe për mosmarrëveshjet që kanë ku Erioni i thotë se gjendja e tij shpirtërore varet nga mënyra se si i flet ajo dhe ka raste që nervozohet shumë. Edhe Bertina i thotë se nervozohet, por sipas Erionit ajo e kalon më thjeshtë se ai këtë gjendje, ndërsa ajo mendon se e ka më të thjeshtë sepse ka kaluar shumë në jetë. Ajo i thotë se në këtë shtëpi është lidhur vec me të dhe me Kikën dhe atij nuk ia do kurrë të keqen dhe nëse e kritikon e bën për të mirën e tij. Bertina i tregon për debatin e fundit dhe ia komenton sipas mënyrës së saj duke i përsëritur se ai duhet të ketë kujdes që të mos përdoret nga të tjerët.
Bledi në shtëpinë e re
Banorët e shtëpisë së vjetër mblidhen në dhomën e ndenjjes ku Rezarta u lexon një komunikim nga Vëllai i Madh në të cilin shkruhet se për njërin nga banorët e rinj është rezervuar një surprizë, por ai duhet të zgjidhet nga banorët e vjetër. Banorët e vjetër vendosin që të hedhin një short me letër me vrimë e kujt t’i bjerë le të marrë surprizën. Banorët e rinj zgjedhin nga një letër dhe fati i qëllon Bledit. Asnjë nga banorët nuk di asgjë dhe Bledi shkon në dhomë të rrëfimit ku i tregojnë se cfarë duhet të bëjë. Banorët e tjerë dalin në kopsht dhe Bledi u tërheq vëmendjen e u thotë se do shkojë deri tek gardhi, pa u treguar detaje. Ai hap një derë të vogël që ndodhet tek gardhi dhe futet brenda ndërsa banorëve u thotë se do lahet në pishinë. Banorët habiten fillimisht, por më pas e kuptojnë dhe e përgëzojnë. Edhe banorët e shtëpisë së re ndodhen brenda shtëpisë së tyre dhe nuk dinë asgjë se cfarë ndodh jashtë. Sapo Bledi futet brenda, ata ngrihen përnjëherë të habitur dhe të gëzuar e shkojnë ta përqafojnë atë. Ai bën shaka dhe thotë se ka thyer ligjin, ndërsa Miri pretendon se ra “muri” e do vijnë dhe të tjerët, por realisht është vetëm ai. Bledi shikon shtëpinë e re. Gjëja e parë që i kërkojnë Bledit është nëse u ka sjellë cigare, ndërsa ai del në kopsht dhe u thotë ish banorëve bashkëjetues se tashmë janë komshinj
Largësia e krijuar
|
Jetmiri diskuton me Erionin për situatën e krijuar mes tyre. Ai thotë se nuk po arrin të kuptojë asgjë se cfarë ka ndodhur dhe përse i janë larguar, sidomos gjatë kësaj jave, të tre banorët me të cilët kishte marrëdhënie më të ngushta. Erioni ia kthen se ai ka disa probleme me Bertinën dhe ndaj nuk është në terezi si dhe se i mungon ai e të tjerët që janë në shtëpinë tjetër, ndërsa për largësinë që ka Miri me Bertinën dhe Gracielën duhet ta diskutojë vetë me to. Miri shprehet se ka vënë re jo vetëm largimin, por edhe një ironi mes tij dhe të tjerëve dhe shprehet se askush prej tyre nuk ka ardhur që të interesohet se si ndjehet ai këtë javë, që është sërish në nominim. “Ju keni me kë të flisni se keni njeri-tjetrin, por unë s’kam asnjë nga ju këtu”- shprehet ai dhe i thotë se dyshon se ndoshta mund të jetë influenca e Kikës ajo që ndikon në largësinë e krijuar. Erioni e mohon kategorikisht këtë gjë por biseda mbetet përgjysmë sepse banorët e shtëpisë së vjetër kanë një mbledhje në shtëpi. Jetmiri ua tregon këtë bisedë dhe banorëve të tjerë me të cilët po bashkëjeton dhe nisin të diskutojnë mes tyre. Miri mbron me forcë idenë se është dora e hakiut ajo që po ndikon në këtë largim, por domenika e këshillon që ta shohë dhe në ndonjë mënyrë tjetër. “Po si ka mundësi që të tre njëherësh largohen nga unë e më pas i shoh gjithnjë me Kikën”- thotë Miri, ndërsa domenika shprehet se nuk mund ta besojë se dikush mund të influencojë kaq shumë tek një njeri. “Secili bën zgjedhjet e veta dhe mendimi s’të ndryshon vec se të thotë dikush dicka”- thotë ajo.
|
|
Kika bisedon me Bertinën për gjendjen midis saj dhe Erionit. Ai shprehet se ka vënë re se sa herë Erioni ndjehet keq me të, bën ndonjë gjë të cuditshme dhe ndaj i kërkon asaj që të ndihmojnë njeri-tjetrin. Bertina ia kthen se edhe ajo ndjehet po aq keq sa edhe ai, por është gjithnjë ajo që merr inisiativën e para për të rregulluar situatën mes tyre. “Situatën duhet ta rregullojë Erioni e jo unë”- shprehet ajo dhe shton se përsëri Erioni sot ka bërë disa gjëra që asaj nuk i pëlqejnë, gjëra që mund ta kenë ulur në sy të të tjerëve. Bertina tregon se ai ra sërish pre e disa provokimeve nga disa provokuese që i kanë vlerat zero, por shton edhe se dyshon se ndoshta Erioni mund të ketë mendime të tjera në kokë. Kika i thotë se ka vënë re se është më shumë Erioni ai që po jep në lojë sesa ajo, por ajo mendon se nuk është kështu dhe se është vec një vështrim sipërfaqësor. Bertina pranon se e pëlqen Erionin dhe se më parë u nervozua me të, gjë që sduhej ta kishte bërë, por kur Kika e pyet nëse raporti i tyre do shkojë më tej ajo thotë se i duhen më shumë siguri e kohë nga Erioni. Bertina thotë se ka vënë re diferenca dhe formime të ndryshme mes tyre. Kika i shpreh vlerësimin që ka për të dhe për Erionin dhe mendon se të dy mund të jenë mirë bashkë me njeri-tjetrin. Ai mendon se ajo duhet të kontribuojë më shumë në raportin e tyre dh i sugjeron që ajo ta bëjë për vete nëse esheh që ai flirton me të tjerat. “Unë nuk kam atë parim, ai është i lirë të bëjë c’të dojë”- shprehet Bertina. |
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |