Sulm frontal i Hackers-ave

Sulm frontal i Hackers-ave

Nëse piratët e detit mund t'i luftosh apo ti kapësh, ato kompjuterikë janë më të rrezikshëm. Në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është zbuluar sulmi më i madh piratesk i ndodhur ndonjëherë. Piratët e internetit kanë sulmuar 75 mijë kompjutera në 2500 kompani të ndryshme në 196 vende të botës. Në shenjëster të piratëve që mendohet të jenë nga Europa Lindore kanë qenë postat elektronike, të dhëna të ndërmarrjeve, karta krediti dhe kredencialet hyrëse të punëtoreve në disa sektorë të shëndetësisë dhe teknologjisë. Gazeta Uall Street Journal bën të ditur piratët kanë përdorur një softuare të quajtur Zeus, i cili pasi dërgohet me email merr nën kontroll kompjuterin e më pas të gjitha të dhënat e përdoruesit dhe fjalëkalimet e ndryshme të faqeve të internetit sic është Facebook. Hyrja në faqe të tilla private u lejon kriminelëve të internetit të përdorin identietin e një njeriu të besuar për të marrë para apo informacione private nga përdorues të tjerë. Mes vendeve më të goditura nga rrjeti i hakersave europianolindorë rezultojnë edhe Meksika, Arabia Saudite, Egjipti dhe Turqia. Problemi i mbrojtjes së rrjeteve të internetit nga sulme të tilla doli në dritë së fundmi nga kompania Google e cila bëri të ditur se Kina kishte arritur të merrte të dhëna të aktivistëve të të drejtave të njeriut duke sulmuar këtë rrjet internet. 


klan
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek