Shqipëri-Greqi-Itali:Operacion i përbashkët dhe arrestime për trafik droge

Shqipëri-Greqi-Itali:Operacion i përbashkët dhe arrestime për trafik droge

Sot,nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, është organizuar dhe përfunduar me sukses operacioni për arrestimin e shtetasve:
   1. Marenglen Hallka, vjeç 33, lindur dhe banues në Fier
   2. Fatbardh Kapllanaj, vjeç 43, lindur e banues në Kaninë, Vlorë
   3. Pilo Zanaj, vjeç 28, lindur dhe banues në Vlorë
   4. Daniel Likaj, vjeç 23, lindur dhe banues në Vlorë
   5. Artur Demaj, vjeç 37, lindur dhe banues në Vlorë.
Arrestimi i të sipërpërmendurve u bëper llogari të Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë. Të arrestuarit janë të dyshuar për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal
Realizimi i këtij operacioni është bërë i mundur në sajë të bashkëpunimit me agjencitë e zbatimit të ligjit në tre vende, Itali, Shqipëri dhe Greqi, të cilët kanë koordinuar punën për të realizuar sot, në datën 19 shkurt 2010 një operacion të përbashkët për arrestimin e të dyshuarve që ndodheshin në territorin e tre vendeve.
Në suksesin e operacionit një kontribut të çmuar ka dhënë edhe Zyra e Bashkëpunimit Policor Italian në Tiranë (Interforcë).
Hetimet për këtë procedim penal kanë filluar në datë 19.11.2009 mbi bazën e akteve të transferuara nga prokuroria e Lecce-s, Itali.
Për hetimin nga Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit është bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Faktet e bëra objekt hetimi i referohen periudhës kohore të viteve 2005-2007. Një grup shtetasish shqiptarë në bashkëpunim edhe me shtetas italianë dhe grekë, kanë kryer veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike nga territori shqiptar në atë italian, kryesisht me gomone.
Për faktet objekt hetimi, Guardia di Finanza e zonës së Pulias ka sekuestruar lëndën narkotike në gjashtë raste, kryesisht të llojit mariuanë dhe në dy raste të llojit heroinë.
Konkuldimi me sukses i këtij operacioni është një tregues i bashkëpunimit të mirë që ekziston ndërmjet të gjithë agjencive të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek