Kryeministri Berisha përshëndeti sot punimet e Forumit Ndërkombëtar të Biznesit, organizuar në Tiranë
Shqipëria është një vend me barrën fiskale me të ulët në Evropë, së treti, Shqipëria është një vend me pengesat burokratike që shkojnë çdo ditë duke u zvogëluar, një vend me sportel unik për regjistrimin e biznesit, një vend me sportel unik për lejet dhe licencat, pasi dy të tretat e tyre janë hequr. Por, Shqipëria siç fakton prania e kompanive të mëdha turke është një vend që i ofron mundësi dhe potenciale të mëdha biznesit turk në të gjitha fushat. Në vizonin e qeverisë sime, në vitet që vijnë, Shqipëria do të jetë superfuqi energjetike rajonale. Në këtë vend janë për tu ndërtuar mbi 440 HEC, të përmasave nga të vegjël deri në projektet më të mëdha në Evropë siç është kaskada e Devollit një investim prej 1 bilion eurosh nga Shttacraft dhe EVN, kaskada të tjera presin investitorë.
Shqipëria ka platformat e erës më të fuqishme në rajon. Është vend plot diell. Shqipëria do të bëhet së shpejti një rrugë kalimi kryesore e gazit drejt Italisë dhe veriut të Evropës Juglindore. Me kryeministrin Erdogan jemi marrë vesh që të mbështesin gazsjellësin Transadriatik. Me qeverinë e Katarit kemi përparime të theksuara në ndërtimin,në Shqipëri, të njërit prej rigazifikatorëve më të mëdhenj në Evropë. Shqipëria është e hapur për ndërtimin e termocetraleve nukleare nga qymyri. Me pozicionin e saj gjeografik përballë njërit prej tregjeve më të uritura në Evropë për energji siç është tregu italian, ritmet e shpejta të zhvillimit ekonomik të rajonit i bëjnë investimet në energji, në Shqipëri, ndër më të sigurtat, më fitimprurëset.
Shqipëria ka një breg të mahnitshëm Jonian dhe Adriatik për tu zhvilluar. Vitin e kaluar ne kemi patur një rritje të turizmit prej 36 %. Gjithnjë e më shumë ky vend po bëhet një vend për tu zbuluar. Në qoftë se në rajone të tjera turistike krijohet dhe njëfarë lodhje, Shqipëria është veçse entuziazëm. Ndaj dhe jeni të ftuar të konsideroni me seriozitetin më të mëdh investimet në brigjet e Shqipërisë. Shqipëria është një vend me rezerva të mëdha natyrore minerare. Kompani turke prej vitesh punojnë me sukses në Shqipëri. Me strukturën e tyre mineralet e Shqipërisë, kromi, bakri, ferrokromi, nikeli, për shkak të afrisë gjeografike ka një afërsi të madhe strukturore, çka do të thotë se sipërmarrësit turq, të industrisë minerare mund të përshtaten me lehtësinë më të madhe me punën e tyre në Shqipëri.
Vendi është i tëri në rindërtim. Projekte të mëdha nga Jugu në Veri dhe Lindja në Perëndim janë në zhvillim e sipër. “Enka” dhe “Bechtel” ndërtuan një korridor, i cili realisht po ndryshon rajonin çdo ditë e më shumë. Akse të tjera, të mëdha rrugore janë në projekt dhe ndërtim e sipër. Në këto 4 vjet Shqipëria duhet të ndërtojë dhe rindërtojë rreth 7 mijë km rrugë. Në këtë 4 vjeçar qytetarët shqiptarë duhet të arrinë në kryeqytetin e tyre në një kohë dy herë më të shkurtër se gjatë këtyre 4 viteve. Ndërtuesit turq, kompanitë e mëdha të ndërtimeve në Turqi janë të mirëpritura. Ne jemi të vendosur që të ofrojmë si koncesione, ashtu dhe punë publike, direkt të financuara nga buxheti i shtetit.
Në Shqipëri janë në ndërtim e sipër 6 parqe industriale, me kushte nga më optimalet. Kompania konsulente e njohur Mekenzi ka bërë një studim pak kohë më parë, për luginën Tiranë-Durrës. Kompania konkludon se në këtë luginë mund të ngrihet një Shenxhen i dytë, evropian. Luginë e cila ka kushtet më të shkëlqyera infrastrukturore, hekurudhën, aeroportin, portin, autostradën dhe gjithçka tjetër. Përveç kësaj, një park industrial do të ndërtohet në zonën e Spitallës, i cili do të menaxhohet tërësisht nga kompani private. Shqipëria megjithë përpjekjet e mëdha, është vendi që në vitin 2009 pati një rritje të investimeve të huaja me 59 %, vendi që në vitin 2009 shënoi rritjen ekonomike më të madhe në Evropë,vendi që në kulmin e krizës financiare dhe ekonomike vazhdoi zbatimin e projekteve të buxhetit të saj pa ndonjë cenim nga kriza, vend i cili ndonëse ka ndjerë pasojat e krizës botërore, muajin që shkoi në janar ka patur dyfishim të eksporteve “Made in Albania”, krahasuar me janarin e vitit 2009. I përmenda të gjitha këto si dëshmi e një ekonomie të re dinamike, entuziaste, me një stabilitet makroekonomik.
Vendi im ka nevojë të madhe për investimet tuaja dhe investitorë nga mbarë bota. Vendi im nuk është parajsë dhe jam i bindur se krahas avantazheve ka dhe problematikat. Por për një gjë, ju siguroj, se qeveria ime është e vendosur në reforma të thella dhe të gjithanshme, në reforma progresive, të përmirësojë çdo muaj, çdo vit mjedisin për investimet tuaja.
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |