Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Withers dhe Zv/Ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia inauguruan sot në Poliçan linjën e re të demontimit të municioneve të kalibrit 7.62 mm. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, K/Admiral, Kristaq Gerveni dhe Gjeneral Brigade, Xhemal Gjunkshi, Komandant i Brigadës Logjistike. Linja e re e demontimit të municioneve është instaluar me ndihmën e palës amerikane dhe ka një kapacitet për demontimin të 10 ton municioni në ditë.
Ambasadori Withers dhe Zv/Ministri i Mbrojtjes, Spahia janë informuar nga Drejtori i Kombinatit, për ecurinë e demontimit të municioneve dhe gjendjen e Kombinatit. Zv/Ministri i Mbrojtjes ka shprehur falënderimet për qeverinë e SHBA-së, për ndihmën që ajo ka dhen në procesin e demontimit të municionit të vjetër në Shqipëri. Ai deklaroi se tashmë është hartuar një plan i qartë veprimi me afate të përcaktuara për demontimin e plotë të municioneve. Ambasadori Withers ka vlerësuar veprimet në fushën e demontimit të municioneve, duke e konsideruar këtë proces shumë të rëndësishëm.
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |