Mbrėmė nė Big Brother 19.02.2010
Vendos në Facebook

Mbrėmė nė Big Brother 19.02.2010

Loja e shishes

Banorët në oborr luajnë me lojën e shishes ku siç është bërë zakon tashmë, dënimet kanë të bëjnë pë pyetjet dhe përgjigjet të cilat në shumicën e rasteve janë pyetje me spec. Ata insistojnë që të zënë ngushtë njëri-tjetrin duke bërë pyetje nga më intimet, siç është jeta seksuale e ndonjërit prej tyre, e deri të largimet e banorëve të shtëpisë apo të tjera gjëra në lidhje me jetesën në shtëpinë e Big Brother. E ndërsa ata luajnë banorët e tjerë në shtëpinë e re vazhdojnë punimet e guaskave për provën e javës. Teksa luajnë banorët ngacmojnë njëri-tjetrin duke provokuar me pyetje nga më të çuditshmet. E gjithë kjo situatë shoqërohet me shaka dhe të sheshura. Ndërsa në shtëpinë e vjetër Hakiu rri brenda dhe bisedon me këdo që hyn e del nëpër shtëpi.

Thashetheme për nominimet

Pas një kohe të gjatë loje dhe një kërcimi me muzike orietale, banorët nisin të diskutojnë. Te gardhi një pjesë e tyre vazhdojnë një lojë tjetër, mjaft të përdorur ditët e fundit në shtëpinë e BB, atë të shishes. Graciela, Hakiu dhe Erjoni janë ulur te divani në ballkon dhe bisedojnë. Ata flasin fillimisht për pastrimin dhe punët e shtëpisë për nesër dhe më pas për Spektaklin. Kështu biseda e tyre shkon te nominimet që do të bëhen nesër gjatë spektaklit. Graciela thotë:-“po sikur të na thotë Vëllai i Madh që nesër duhet me nominu një banor t’ri një të vjetër”. Erjoni thotë:-“shumë mirë, unë ashtu i kam, një të ri një të vjetër. I kisha dy të rinj po tani i kam kështu” dhe qesh. Ndër të tjera Hakiu dhe Edrjoni diskutojnë për mundësinë e largimit të Oltës. Kika thotë se ajo është më e rrezikuara këtë javë dhe Erjoni thotë se nëse ikën ajo do të bëhen si shtëpi meshkujsh pastaj sepse ngelen vetëm 5 vajza ndërkohë që janë 9 djem. Më pas ai thotë se ky është problem i publikut sepse është ai që vendos

Edi dhe Rezi debatojnë

Gjatë ceremonisë së martesës Erjoni merr Rezartën dhe afrohet te gardhi dhe në formën e lojës i thotë Edit “kjo është motra ime” dhe Rezit “ky është miku im i ngushtë nga Amerika” pasi Erjoni gjatë dasmës ishte në rolin e vëllait të nuses që ka qenë në Amerikë. Pas një shakaje Erjoni largohet dhe Edi me Rezin qëndrojnë vetëm. Edi i thotë Rezartës se ajo nuk ia kishte varur edhe pas tri herësh që ai e kishte thirrur. Rezarta i thotë se ishte duke biseduar me vajzat dhe më pas kishte dalë po nuk e kishte parë. Ajo i thotë se ndjehet në faj se nuk do që Edi mund të mërzitet apo të lëndohet. Edi i thotë se ai po rri me kanatjere në të ftohtë për të biseduar me të. Vajza i kërkon falje, por Edi i thotë se ai nuk erdhi që ajo t’i kërkonte të falur. Ai thekson se ka vendosur që të tërhiqet nga kjo histori. Në këtë moment Rezarta i ka thënë se ai ka vendosur vetë t’i hyjë kësaj historie pasi ajo i ka thënë se ka ardhur në BB për të luajtur, jo për tu lidhur me dikë. Ajo i thotë se ai është i lëkundur në besimin që ka ndaj saj dhe Edi i shpjegon se kjo vjen nga fakti se banorët e shtëpisë së vjetër fillojnë të ngacmojnë Edin duke i thënë Rezi feti me këtë apo me atë. Kështu të dy debatojnë në një farë mënyre dhe Rezarta i thotë që ajo do që të ketë lirinë e saj dhe i kërkon Edit që t’i zgjidhë problemet meveten. Edi i jep të drejtë vajzës dhe i kërkon falje. Pas disa minutash të dy përqafohen dhe largohen

Banorët e maskuar luajnë

Në shtëpinë e re banorët merren me lyerjen e guaskave për provën e javës. Në shtëpinë e vjetër Klodi hesh një ide për të luajtur. Ai u thotë banorëve të tjerë që të bëjnë një lojë ku të iprovizojnë një ceremoni martese sipas mënyrës së tyre. Ceremonia do të bëhet sipas mënyrës arabe. Kështu Bledi do të jetë dhëndëri ndërsa nusja do të jetë Graciela. Hakiu do të jetë babai dhe të tjerët do të kenë role të tjera si krushqit motra apo vëllai. Pasi ndajnë mendimet, banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të vishen si arabë duke përdorur çarçafët, peshqirët e gjithçka tjetër. Ata mbulojnë kokën dhe fillojnë të vizatojnë mustaqe e mjekër me lapsat që vajzat përdorin për makjazh. Pas një kohe të gjatë duke u veshur në dhomën e gjumit, banorët dalin në oborr dhe thërrasin edhe banorët e shtëpisë së re që të shohin ceremoninë e martesës. Ndër të tjera banorët bëjnë sikur flasin në gjuhën arabe. Kështu Valoni, Bledi dhe Bertina janë Krushqit që shkojnë për të marrë nusen. Ata hyjnë në shtëpi ku improvizojnë edhe qerasjen. Pas disa minutash del nusja (Graciela) dhe Hakiu, (babai i saj) e puth në ball dhe përshëndetet me krushqit të cilëvë tashme ua ka dhënë vajzën. Kështu ata e marrin nusen dhe pas një kërcimi çohet kërcen edhe nusja. E gjithë kjo situatë shoqërohet me të qeshura nga banorët. Ndërsa banorët e shtëpisë së re janë ulur në karrike dhe komentojnë ceremoninë e marteses duke e parë pasi dera e shtëpisë është lënë hapur me këtë qëllim. Më pas banorët dalin në oborr dhe vazhdojnë të kërcejnë duke improvizuar festën e fisit pas largimit të nuses


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

mrrela    20-02-2010
ata duhet te jene me shume vetvetja dhe jo te shtirur.
Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: