Përfundon me sukses operacioni “EuroMat”, sekuestrohen 33 320 euro false, arrestohen dy persona
Në orët e para të ditës së sotme,strukturat e Drejtorisë Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit kanë përfunduar me sukses operacionin policor të koduar “EuroMat” gjatë të cilit është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1. Skënder Selim Buçpapaj , vjeç 37, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë
2. Entela Hasan Dardha, vjeç 29, lindur në Mat dhe banuese në Tiranë.
Këta shtetas akuzohen për veprën penale te vënies në qarkullim të monedhave te falsifikuara në bashkëpunim, parashikuar nga neni 183/ 2 i Kodit Penal dhe “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Arrestimi i tyre u bë pas një investigimi disa mujor. Këta shtetas u kapën në flagrancë teksa po tentonin të këmbenin një shumë të konsiderueshme kartëmonedhash euro false.
Nga kontrolli i këtyre personave, i automjetit në pronësi të njërit prej tyre dhe i banesave, u gjetën dhe sekuestruan:
- Një sasi prej 33 320 euro, kartëmonedha të gjitha të prerjes 20 euro me dy numra serie të njëjtë,
-një sasi lëndë narkotike e dyshuar heroinë për përdorim dhe qese e mostra për shitje ne treg,
- dy vula të falsifikuara të shoqërive tregtare,
-6 telefona celularë,
si dhe një makine tip BMV me targë TR 2729 F.
Nga hetimet ka rezultuar se këta dy shtetas janë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të eurove të falsifikuara dhe drogës. Vazhdojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës.
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |