Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara sot më datën 21 shkurt 2010:
Gazeta “Bota sot”
KONTRABANDOHET PARA SYVE TË POLICISË SË KOSOVËS
Veriu i vendit me “dyer të hapura” për kontrabandë
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
I bëjnë “të fala” njëri-tjetrit përmes mediave
Telenovela e vjedhjes demokratike të votës së lirë
Gazeta “Express”
PËRCAKTOHET PDK
PDK pritet t’i këshillojë anëtarët e saj në qeveri që të heqin dorë nga
posti i deputetit. Ky veprim, për PDK-në, konsiderohet si interes i
rëndësishëm
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Politizimi i një varri
Bixhoz pa licencë
Gazeta “Koha Ditore”
“EVROPIANËT E RINJ” MUNGOJNË NË RRJETET KRYESORE TELEVIZIVE
Kur kishte lansuar projektin për përmirësimin e imazhit të Kosovës në
botë, konsorciumi izraelit “BBB Saatchi&Saatchi”, kishte premtuar
emetimin e një spoti njëminutësh në CNN, BBC World News, Euronews, CNN
Turk, Bloomberg dhe Eurosport. Gjatë 2009-s, spoti nuk është parë në
asnjë sekondë në Eurosport, ka qenë prezent vetëm në platformën EMEA të
CNN-it, ndërsa në vend të BBC World është transmetuar në BBC Europe
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
EULEX pajtohet se krimi është problem i madh për Kosovën
MPB-ja thotë se nuk ka nxjerrë fitues të tenderit për targa
Gazeta “Kosova Sot”
TRONDITET SKENA POLITIKE, PARTI E RE NË SHTATOR
“Në shtator të këtij viti do të themelohet një parti serioze, me
orientim liberal demokratik, e cila i mbron resurset e Kosovës, e mbron
pasurinë e Kosovës, që llogarit shfrytëzimin edhe për gjeneratat e
ardhshme”, thotë për “Kosova sot” analisti Ramush Tahiri. Ideja e
ambasadorit Dell për formacion të ri politik duket se është marrë
seriozisht
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
2718 ankesa për punën e gjyqësorit
Importojmë energji deri më 2018
Gazeta “Zëri”
GJAKMARRJA NGUJON FËMIJËT
Ka qenë traditë që burrat, sipas Kanunit, të ngujohen se i vrasin për të marrë hakun, por fëmijët dhe gratë kanë qenë të lirë
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Inkurajimi i Dellit
“Vetëvendosje”: Dell s’e kishte me ne
kosovapress