Sot nė Big Brother
Vendos në Facebook

Sot nė Big Brother

Sekretet dhe dënimi i Jetmirit dhe Erjonit

Brenda në shtëpi Olta bisedon me bledin për gjëra të përgjithshme. Jashtë në oborr Jetmiri dhe disa nga banorët vazhdojnë ende të luajnë me lojën e shishes ku banorët janë në një farë mënyrë të detyruar që tu përgjigjen pyetjeve të njëri-tjetrit. Jetmiri dhe Erjoni, të cilët më parë kanë diskutuar të dy se cili do t’i zbulojë tre sekretet që u ka vënë si kusht vëllai i madh për të hyrë në shtëpinë e re me banorët e tjerë. Tashmë ata me anë të lojës po mundohen që të zbulojnë edhe ndonjë nga sekretet që mund të kenë banorët e tjerë. Ata luajnë dhe herë pas here provokojnë me pyetje sa intime aq edhe provokuese, por edhe qesharake. Kështu Erjoni i thotë bertinëns nëse ajo do ta kalonte gardhin për Erjonin. Bertina i thotë:-“Nëse do të merrja të njëjtin dënim që morë ti, po do ta kaloja” dhe të tjerët qeshën. Jetmiri i cili është një ndër personat më provokues, po shfrytëzon lojën për mundësinë e zbulimit të ndonjë sekret të tyre. Kështu ai pyet dretpërsëdrejti Valonin duke i thënë cilin nga sekretet e tij do të zbulonte në BB. Valoni i thotë se nuk do që të zbulojë ndonjë sekret ku përfshihen edhe përsona të tjerë, por thotë se një ndër sekretet e tij është dashuria shumë e madhe që ai ka për nënën e tij. Të njëjtën gjë mundohet të bëjë edhe Erjoni por thjesht duke bërë pyetje pa përmenur fjalën sekret.

Dashuria e Enxhit

Graciela, Olta dhe Enxhi janë në dhomën e gjumit dhe bisedojnë. Fillimisht vajzat flasin për punën e Enxhit. Më pas Enxhi teksa flet për tipin e saj tregon edhe historinë e një tatuazhi që ajo ka bërë me Emrin e ish të dashurit të saj. Olta e pyet dhe ajo tregon për lidhjen e saj 4-vjeçare me një djal të quajtur Dori. Ajo thotë se ai ka qënë njeriu që ka dashur më shumë në jetë dhe ende e vlerëson atë si njeri duke kujtuar edhe se ai bënte gjithçka që Enxhi i kërkonte. Kështu ajo tregon se për hir të atyre ndjenjave dhe për të respektuar emrin e djalit ndoshta do të bënte edhe një tjetër tatuazh me emrin e tij. Ajo thotë se Dori ka qënë dashuria e saj e parë dhe e vetme. Olta e pyet nëse ajo ka vendosur vetë që të mos lidhet me një tjetër djalë dhe Enxhi i thotë se jo nuk është se ka vendosur të bëjë një gjë të tillë, por pas tij ende nuk ka njohur një tjetër dashuri. Më pas ajo tregon se si është ndarë. Ajo thotë se djali e kishte tradhëtuar dhe asaj ia kishte thënë dikush tjetër, por vajza nuk ndjehet e tradhëtuar se ende nuk është e sigurtë për këtë. Më pas vajzat diskutojnë për raste të tilla. Olta i thotë Enxhit se ajo nuk duhet qe t’ia falte vetes që ka prishur lidhjen e saj për shkak të thashethemeve. Më pas vajzat vashdojnë bisedën e tyre për të tjera gjëra. Enxhi u thotë vajzave se ajo përpiqet që të jetë e drejtë, por edhe se është shumë hakmarrëse.

Erioni dhe Jetmiri

Banorët e shtëpisë së re po mundohen që të përgatisin ushqimin e drekës. Në shtëpinë e vjetër Erjoni dhe Jetmiri dalin në oborr dhe pinë cigare. Në ballkonin e shtëpisë së re Olta dhe Rezarta bisedojnë për ngjarjet e spektalit ku Olta thotë se nuk e priste nga Domenika atë mënyrë të menduari për të, por nga të rinjtë edhe mund ta priste ndërsa nga ajo jo. Te gardhi Erjoni, Jetmiri dhe Bertina bisedojnë së bashku. Jetmiri ngacmon Bertinën duke i thënë nëse ajo do që të rrijë në shttëpinë e vjetër pranë Erjonit. Bertina i përgjigjet se nuk do që të shkojë në shtëpinë e vjetër dhe Jetmiri shton “ti nuk do se ke hall se mos vijë Enxhi pranë Erjonit” dhe më pas qesh. Në oborr vjen Enxhi dhe Jetmiri gjen momentin për të biseduar me vajzën. Ai i shpjegon asaj tipin e tij dhe mënyrën e të vepruarit pa harruar edhe shkollën dhe jetën jashtë. Pas disa minutash në oborr dalin edhe banorë të tjerë dhe fillojnë të luajnë lojën me shishe. Aty është edhe Exhi e cila u bën pyetje banorëve.

Si po shkon misioni i Enxhit?

Banorët janë ulur në dhomën e ndenjes dhe po bisedojnë për gjëra të ndryshme. Në shtëpinë e vjetër Erjoni dhe Jetmiri kanë filluar të përgatisin veshje duke përdoruar çarçafët. Ata marrin gërshërët dhe ngjurat për të përgatitur veshje bojaxhinjsh. Në shtëpinë e re pas organizimit të buxhetit të javës, banorët bisedojnë dhe herë pas here shkëmbejnë shaka ndërmjet tyre. Në një moment pranë Klodit dhe Seldidid vjen Enxhi (vajza që banorët e dinë banore të re) e cila ka një mision të veccantë. Ajo duhet të jetë në rolin e nxiteses për situata dhe ngjarje të ndryshme. Këtë gje ajo ka nisur ta bëjë që me njohjet e para me banorët. Enxhi është veshur me një fustan të shkurtër, me një pamje provokuese ajo ulet pranë djemëve, por mbi tavolinë. Klodi i thotë:-“ku je moj çupkë, të hëngsha fustanin” dhe më pas e pyet për gjatësinë. Enxhi thotë se është 1.73m dhe më pas tregon se si është njohur me Seldin në jetën jashtë. Në bisedën e tyre merr pjesë edhe Bledi i cili e ngacmon Enxhin dhe vajza i përgjigjet në mënyrë akoma më provokuese. Ndër të tjera Enxhi flet me banorët për krijimin e marëdhënieve me ta. Ajo thotë se nuk e priste që Oltën ta kishte mikeshë ndërkohë që i thotë Seldit se një nga arsyet e saj për të hyrë në BB ka qenë pikërisht ai. “Unë hyra për ty por tani i preva shpresat” ka thënë Enxhi. Më pas djemtë e kanë pyetur “banoren e re” edhe për gjera të tjera duke e ngacmuar për sjelljen dhe veshjen e saj. Vajza u përgjigjet dhe herë-herë mën dhe ajo pyetje për të zbuluar mendimet që ata kanë për banorët e tjerë të shtëpisë.


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: