Bledi – Graciela, vazhdojnë grindjet
Bledi dhe Graciela duket sikur nuk e kuptojnë shumë njeri-tjetrin dhe shpesh kapen me fjalë. Rasti më i fundit është ai në tualet ku pas një thirrje nga ana e Bledit, Graciela i thotë që të flasë, por mos ta ngrejë zërin. Ai ia kthen se dita ditës, shumë e më shumë ajo po bëhet antipatike dhe qesh e i thotë se po bën shaka. Graciela e falenderon për fjalën dhe i thotë se e respekton mendimin e tij, ndërsa Bledi vazhdon qesh. Ajo i thotë se është një opinion i tij, por ai ia kthen se është një opinion simpatik e duhet ta marrë në konsideratë. Pasi kalojnë disa caste në heshtje, Graciela e pyet sërish dhe i kërkon që t’ia komentojë. Ai i përsërit se e tha në kuptimin simpatik dhe ndërsa biseda bëhet më serioze, Bledi shprehet se të jesh antipatike nuk do të thotë të jesh negative e më pas e pyet atë nëse ka bërë ndonjëherë shaka në jetën e vet. Graciela i përgjigjet se shakaja është një pjesë e rëndësishme e jetës së saj, duke nënkuptuar se kjo shaka nuk i pëlqeu.
Big Brother-shtëpia e çudirave
Erioni ka ndenjur për një kohë të gjatë duke bërë gjimnastikë në kopësht dhe djemtë kanë shkuar herë pas herë për ta ngacmuar. Ai thotë që i ishte ndryshkur trupi dhe nuk po ndihej mirë pasi i është bërë shumë kohë pa u stërvitur. Banorët e shtëpisë së re kanë kërcyer gjatë në dhomë të gjithë së bashku duke u argëtuar dhe me lëvizjet e njëri-tjetrit. Valoni ka marrë në krah Bertinën dhe e ka rrotulluar disa herë, ajo është trembur por më pas ka qeshur me këtë situatë.Enxhi ka pak që është zgjuar dhe rrotullohet nëpër shtëpi për të bërë ndonjë gjë interesante. Ajo përqafohet me Klodin dhe komunikojnë bashkë. Më pas Enxhi shkon në kuzhinë dhe i thotë Gracielës që Big Brotheri është shtëpia e çudirave, sepse ajo po ndjen pranë dikë që nuk e mendonte se do të ndodhte kështu (e ka fjalën për Klodin) por ndoshta vjen si rezultat i ftohtësisë nga të tjerët. Më pas ajo del në kopësht dhe aty shikon Bledin duke pastruar dhe i thotë “ashtu të pafsha”. Ai i thotë që nuk e ka problem, ajo ia kthen që rëndësi ka që të ndihet mirë
Djemtë xhentile
Duke qënë se kanë fjetur në orët e para të mëngjesit banorët e kanë të vështirë të zgjohen. Në shtëpinë e vjetër, Erionit i del gjumi të parit por preferon të rrijë shtrirë për një kohë të gjatë. Ai merr jastëkun e Bertinës dhe luan me të duke ndjerë munzikën në sfond. Më pas ai zgjohet vërtet dhe pasi pi një gotë qumësht dhe bën tualetin e mëngjesit, del në kopësht dhe bën gjimnastikën e mëngjesit dhe kërcen me litar.Në shtëpinë e e re Edi zgjoht me lëvizjet e tij karakteristike të duarve por e shoqëron dhe Bledi nga krevati i tij. Seldi zgjohet dhe shkon të marrë lëngun e frutave dhe i sjell dhe një gotë Domit, e cila sapo ka hapur sytë. Më pas ajo zgjohet dhe kërcen mbi krevate me muzikën në sfond e më pas futet në dush.Kika zgjohet dhe shkon të pijë kafenë e mëngjesit në kuzhinë dhe po ashtu janë zgjuar dhe Bledi, Edi, dhe Seldi. Kika shkon tek Bertina dhe i thotë të zgjohet sepse po e pret zemra e saj jashtë dhe e ka fjalën për Erionin. Ai i bën masazh dhe Gracielës për ta zgjuar nga gjumi. Ndërsa Seldi do të zgjojë Valonin, të cilin e tërheq nga krevati i tij dhe e hedh në tokë. Madje e bën dy herë pasi Valoni do të flerë përsëri. Djemtë e shtëpisë duket që janë shumë xhentil sepse ia sjellin vajzave kafenë deri tek krevati.
Pengjet e ditës
Banorët e shtëpisë së re kanë menduar të zhvillojnë lojën me shishe pasi kjo lojë iu jep mundësinë secilit të bëjë ato pyetje për të cilat vrasin mendjen dhe janë të qetë pasi janë në kuadrin e lojës dhe pyetja nuk keqkuptohet.Ndër pyetjet e para me shpoti ka qënë e Klodit, i cili ka pyetur Domin nëse mendon se Enxhi është futur në shtëpi për të prishur mardhënien e saj me Seldin, dhe ajo i është përgjigjur po. Më pas Domi ka pyetur Enxhin që t’ja shpjegojë dhe njëherë se çfarë ka dashur të thoje ajo kur është shprehur se Domi po bën lojë aty brenda. Ajo i është përgjigjur duke i thënë që ajo vetë është futur me qëllimin për të bërë lojë por kjo nuk do të thotë që ajo nuk është e sinqertë. Në këtë mënyrë Enxhi i është përgjigjur pyetjes së Domit duke marrë si shembull veten e saj.Ndërsa në oborr Bertin apo i tregon Erionit mendimet që ka dhënë Enxhi për banorët. Për Bledin ka thënë që jashtë nuk e pëlqente por këtu po i duket simpatik. Për Gracielën ka thënë që e do fort pasi është shkodrane. Pët të ka thënë që nga jashtë i është dukur tip i urtë ndërsa tani i duket e kundërta. Për Klodin është shprehur se e pëlqen si tip ndrërsa për Kikën që ka shumë informacion dhe i pëlqen të ketë miqësi me të. Ndërsa për Erionin dhe Jetmirin nuk është shprehur.Olta me Gracielën janë veçuar nga banorët e tjerë dhe kanë biseduar për ftohjen e marrdhenieve të tyre. Olta i ka thënë që Graciela nuk i ka folur fare javës që kaloi dhe pse ajo ishte në nominim e mund të dilte. Graciela i ka thënë që ajo kishte një bindje që Olta nuk do të dilte por Olta i ka thënë që ky nuk është fare justifikim. Graciela i thotë që nuk ka dashur t’i flasë dhe Olta i thotë që tani është në rregull sepse të paktën e ka kuptuar arsyen e vërtetë.Së fundmi banorët kanë vendosur të shkojnë të flenë, Bertina dhe Erioni i kanë dhënë njëri-tjetrit puthjen e natës së mirë dhe kanë shkuar secili në shtëpiat përkatëse
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |