Qeveria turke njofton se testimi për studentët shqiptarë, që dëshirojnë të fillojnë studimet e larta në Universitetet e Turqisë, me pagesë, për vitin akademik 2010-2011, do të mbahet në Tiranë, në datën 09.05.2010.
Duke filluar nga data 15 shkurt 2010, në adresën www.osym.gov.tr të Qendrës për përzgjedhjen dhe Sistemimin e Studentëve (ÖSYM) mund të gjenden kushtet për aplikantët, veprimet për aplikim dhe informacione të tjera. Data e fundit për të aplikuar on-line është data 26 shkurt 2010.
Aplikantët duhet të depozitojnë një shumë prej 50 $ në numrin e llogarisë
ÖSYM-YÖS-6028011-5008, T.C. Ziraat Bankasi, Güvenevler Subesi, Ankara.
Ambasada Turke në Tiranë nuk do të shpërndajë formularë aplikimi dhe udhëzues.
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |