Shqiperia dhe Kroacia nenshkruajne memorandum per perballimin e fatkeqesive natyrore

Shqiperia dhe Kroacia nenshkruajne memorandum per perballimin e fatkeqesive natyrore

Në Ministrinë e Brendshme u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe ato teknologjike.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Z. Alfred Olli dhe Drejtori i Drejtorisë Kombëtare të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Kroacisë Z. Damir Trut, në prani të Ministrit të Brendshëm Z. Lulzim Basha dhe Zv.kryeministres së Kroacisë Znj. Durda Adlesiç.
Ministri Basha dhe Zv. kryeministrja kroate Adlesiç deklaruan gatishmërinë për zbatimin e plotë të këtij memorandumi që parashikon ndihmën e ndërsjelltë në kapërcimin ose zbutjen e fatkeqësive natyrore, shkëmbimin e informacionit, të përvojës dhe trajnimin e efektivave të strukturave homologe të emergjencave civile shqiptare e kroate.
-Ne mbështesim nismën kroate për krijimin në Split të Kroacisë të Qendrës Rajonale të Përgatitjes dhe të Zhvillimit të Operacioneve ndaj zjarreve në pyje dhe më gjerë,-deklaroi Ministri Basha.
Gjatë takimit me Zv.kryeministren kroate Adlesiç, Basha shprehu falënderimin për ndihmën e dhënë nga Kroacia gjatë situatës së shkaktuar nga përmbytjet natyrore në muajin Janar në Qarkun e Shkodrës dhe Qarkun e Lezhës.
Zv.kryeministrja e Kroacisë Znj. Durda Adlesiç solli në vëmendje rritjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve në të gjithë fushat e sigurisë, duke përfshirë edhe angazhimet në kuadër të NATO-s, si dhe falënderoi Ministrin Basha për përkrahjen e nismës për krijimin në Kroaci, të Qendrës Rajonale Operacionale kundër zjarreve


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek