Debate për një top
Olta ka një top të cilin ajo ia dedikon dikujt dhe për të ka një domethënie të veçantë. Gjatë kohës që ajo bisedonte me banorë të tjerë në dhomën e gjumit, Erioni dhe Bertina luanin me topin në kuzhinë. Të tjerët vazhdojnë të hanë darkë në tavolinën e ngrënies. Pas disa minutash aty vjen Olta e cila fillon të bërtasë për topin që i kanë marrë. Ajo i pyet banorët kush e mori topin dhe më pas thotë “ej mund të ndaloni se unë po flas tani. Atë top ia kisha dedikuar një personi, kush e mori?”. Ngrita e zërit nga ana e saj bën që Erionit t’i ngelë hatri pasi ai ia tha që topin e kishte gjetur në kuzhinë, por Ota vazhdon të bërtasë. Bertina i dretohet Oltës duke i thënë që t’ia kërkojë topin atij përsoni që ia ka marrë dhe jo asaj apo Erionit. Erioni i nervozuar dhe i ofenduar prej Oltës i thotë kësaj të fundit “mëso komunikimin pastaj hajde fol me mua”. Më pas Olta shkon në dhomën e gjumit dhe fillon të bisedojë me banorët e tjerë. Ajo është nervozuar sepse topin ajo ia kishte de4dikuar topin me guaska vëllait të saj. Për më tepër atë e nervozoi fakti që ajo fliste dhe Erioni me Bertinën vazhdonin të luanin. Ajo u thotë banorëve se i vinte inat që askush nuk e pranonte se e kishte nxjerrë topin nga dhoma. Më pas Olta shkon në kuzhinë dhe ulet të hajë bukë. Bertina pyet kush e mori topin dhe Enxhi i përgjigjet “unë e mora se më deshte b..., na u bënë të gjithë shefa këtu” dhe Bertina vazhdon “po fol pra në shesh”. Të gjithë debatojnë për topin e Oltës dhe Erioni i thotë Oltës se ajo bën si histerike vetëm se po luante Bertina me të. Më pas Bertina thotë se topi ishte marrë më përpara se ajo të luante me të
Thashetheme
Banorët janë duke ndenjur në dhomën e gjumit. Klodi i bën masazh Oltës ndërsa Ada përgatitet të shkoj të bëjë dush. Seldi flet me Klodin dhe Oltën për gjëra të ndryshme dhe për këngën. Në një momënt Klodi i thotë Seldit se çfarë do të bëjë me Domenikën. Seldi i thotë se tani për tani do që t’i lërë gjerat siç janë duke ia lënë më tepër kohes zgjidhjen e problemeve. “Duhet dhe ta lë të qetësohet, kupto ti, se boll kemi bo gjona...” i thotë Seldi Klodit dhe më pas hedh vështrimin ga Enxhi e cila është dukë bërë lojra me Valonin dhe i thotë Klodit se nuk e duron dot vajzën që është sjellë në BB si banorja më e re. E ndërsa në dhomën e gjumit flasin në kuzhinë banorët fillojnë të përgatisin darkën. Teksa përgatiten të hanë darkë banorët bisedojnë, bëjnë shaka dhe kërcejnë me muzikën ne sfond.
Miri dhe Rezi shprehin ndjenjat
Jetmiri dhe Rezi kanë dalë për të qëndruar në kopësht së bashku. Ai i thotë që ka bërë të tjerët në atë shtëpi të ndihen të lumtur e jo më mos të bëjë atë.Ai ka krijuar një ambjent shumë të këndshëm vetëm për ata të dy. Ai i thotë që është mëkat të flesh duke patur atë afër, dhe i kërkon që të flasin e të njihen zyrtarisht. Ai e pyet për emrat e preindërve dhe ajo ia tregon. Me pas ai i thotë që që kur e ka parë për herë të parë e ka pëlqyer, por Edi është prononcuar i pari e ai nuk mund të fliste, por tani të gjithë ata që nuk i kanë kuptuar, le t’i kuptojnë tani. Jetmiri i thotë që ai është tërhequr nga mendja dhe zemra e saj dhe jo nga bukuria. Au vazhdon më tej duke i thënë që ajo është më e rritur se të gjithë të tjerët atje brenda sepse ka kurajon të jetë vetvetja. Ai i thotë që e ka për nder që ka gjetur një vajzë si ajo, që është dhe pa komplekse. Ai irrëfen që dashuria mund të lindë pasi lidhesh, nuk është e thënë të dashurohesh e pastaj të lidhesh, ai nuk është nisur për t’a mashtruar dhe po t’i grumbullojë të gjithë sa ndjenjë, nuk bëhet sa ndjenja e tij. Ai i thotë që mund të kishte përfituar nga kushdo aty brenda por me të ia vlen të sakrifikojë gjithçka. Më në fund dhe ajo pohon që i ka ëndërruar këto momente me të dhe ai çuditet. Ata kanë ndenjur shumë kohë bashkë duke shprehur ndjenjat për njëri-tjetrin.
“Emisionet” dhe mendimi i Adës për lidhjen e Rezit me Mirin
Emisioni i Erionit po shkon më së miri me të ftuarit e tij, Klodin dhe Seldin. Këtyre të fundit u kanë vënë emra të çuditshëm për të qeshur. Ata bëjnë një emision të një lloji që vetëm ata mund t’a shpikin e ta relizojnë. E gjithë tema e emisionit lidhet me temat për seksin, ku banorët duket se janë shumë të hapur për të folur. Më pas ata kanë bërë një emision të dytë ku prezantues ka qënë Kika dhe të ftuara Enxhi dhe Bertina. Vajzat janë përballur dhe njëherë me mendimet për njëra-tjetrën.Ndërkohë Ada dhe Jetmiri janë në dhomë e flasin për lidhjen e tij me Rezin. Ada i thotë që nga ana e Rezit i duket shumë shpejt, por po të jetë instiktive është dakort. Këto gjëra ia ka thënë dhe Rezit. Jetmiri i thotë që ai nuk i vuan paragjykimet. Ajo i thotë që ka qënë më e lidhur me Rezin dhe nuk do që ajo të mbetet keq më pas. Ai i thotë që ata janë lidhur sepse ndjejnë sepse po të mos ishte ashtu, kishte plot të tjera. Jetmiri shton që ata të dy nuk po bëjnë ndonjë tragjedi por thjesht po puthen dhe e pëlqejnë njëri-tjetrin. Ada i thotë që ai nuk ka pse ta vrasë mendje se çfarë mendojnë të tjerët dhe ai i përgjigjet që nuk ka pse të veprojë ndryshe. Ai i thotë që ata po jetojnë ditën por Rezi kundërpërgjigjet që ajo nuk mendon vetëm për një ditë. Ai i thotë që ata janë në fazë pëlqimi dhe aty brenda nuk mund të lindë dashuri. Por Ada i thotë të mos jetë kaq i sigurt për këtë. Ada i thotë që ajo thjesht ka dashur t’i japë një këshillë Rezit dhe i bëhet qejfi për të. Rezi i thotë që ajo e ka menduar mirë para se të veprojë. Jetmiri thotë që ai ka dashur të dijë dhe mendimin e Adës për lidhjen e tyre. Më pas Jetmiri dhe Rezi puthen për një kohë të gjatë ndërkohë që Ada është aty. Jetmiri i thotë që atij nuk i bëhet vonë për asgjë dhe ka ca gjëra që nuk komandohen e nuk i reziston dot. Së fundmi ata i kërkojnë leje Adës dhe dalin në kopësht
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |