Ministria e Kulturës: Të rregullohet me ligj klasifikimi i hoteleve turistik

Ministria e Kulturës: Të rregullohet me ligj klasifikimi i hoteleve turistik

Nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve është kërkuar  ngritja e një grupi pune për amendime në ligjin aktual të Turizmit, të cilat pasi të diskutohen në grupet e specialistëve të turizmit, grupet e interesit , nga drejtoria juridike e MTKRS etj të kalojnë për miratim në strukturat përkatëse. Ne krye te ketij grupi eshte Zv/ Ministri Lesi i cili kërkoi që të vendoset në ligj mënyra e klasifikimit të hoteleve dhe restoranteve turistike ( vendosja e yjeve), pasi deri më tani është në mënyre vullnetare në dorën e pronarëve të tyre që t'i vendosin yjet sipas dëshirës, gjë të cilën zv/ministri Lesi e quajti absurde. Gjithashtu zv/ministri kërkoi nga grupi i punës që të shikojë mënyrën ligjore se si mund të implementohet në ligjin aktual edhe detyrimi  për t'u siguruar patjetër në kompanitë e sigurimeve të gjithë hotelet e restorantet , madje kjo të jetë pjesë e rregullave të klasifikimit  të tyre nga Ministria e Turizmit.  Ai i sugjeroi grupit të punës që të gjendet mënyra për të amenduar në ligj edhe futjen e një anëtari të Zyrave të Shërbimit Turistik në qarqet e vendit në KRT-të e Komunave dhe Bashkive, pasi ka nevoje emergjente të ndalohet miratimi i ndërtesave shumëkatëshe në zonat bregdetare pa studime të mirëfillta.

 

 

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Trk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes