Harta e përmbytjeve është zgjeruar sot në veri të vendit, duke përfshirë të gjithë komunat
e zonës së Nënshkodrës si dhe disa prej lagjeve periferike të qytetit.
Gjatë paradites së sotme, ujrat e lumit Drin kanë dalë edhe në rrugën
kombëtare që lidh qytetin e Shkodrës me Tiranën. Me mbështetjen e
forcave dhe mjeteve të ushtrise, në zonat me të rrezikuara, ka nisur
tashmë evakuimi i banorëve dhe bagëtive. Ndërkohë, më shumë se 250
forca të ushtrisë kanë arritur në zonën e përmbytjes, duke u ardhur në
ndihmë banorëve. Situata është bërë më kritike sidomos pas hapjes mbasdite të portave të shkarkimit të Fierzës.
ShtypiDites