Topi: Mbėshtesim ēdo pėrpjekje tė zgjidhjes paqėsore, tė qėndrueshme dhe afatgjatė tė konfliktit izraelito-palestinez

Topi: Mbėshtesim ēdo pėrpjekje tė zgjidhjes paqėsore, tė qėndrueshme dhe afatgjatė tė konfliktit izraelito-palestinez

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Autoritetit Kombëtar Palestinez, Rijad Al-Maliki dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.

Pasi i uroi mirëseardhjen në vendin tonë, Kryetari i Shtetit vuri në dukje nivelin pozitiv të marrëdhënieve të vendit tonë me Autoritetin Kombëtar të Palestinës, si dhe të bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Presidenti Topi shprehu dhe një herë mbështetjen parimisht të shtetit shqiptar të çdo përpjekje të zgjidhjes paqësore, të qëndrueshme dhe afatgjatë të konfliktit izraelito-palestinez dhe situatës në Lindjen e Mesme nëpërmjet bisedimeve dhe negociatave. Ndërkohë, në këtë drejtim, Presidenti Topi vuri në dukje se qëndrimi ynë është në një linjë me atë të Bashkimit Evropian dhe i bazuar në disa parime kryesore si dialogu politik, mbështetje ndaj forcave të moderuara dhe asistencë ndërkombëtare për lehtësimin e negociatave midis Izraelit dhe Palestinës.

Në vijim, Presidenti Topi vuri në dukje se kjo vizitë dëshmon edhe njëherë për nivelin shumë të mirë të dialogut politik dhe marrëdhënieve dypalëshe të përforcuara sot edhe nga nënshkrimi i Marrëveshjes mes dy Ministrave respektivë të Jashtëm, që duhet të reflektohen edhe në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike si shkëmbimet tregtare, kulturore, turistike, etj.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Rijad Al-Maliki shprehu kënaqësinë dhe nderimin për këtë takim me Presidentin e Republikës duke i përcjellë përshëndetjet më të mira të Presidentit palestinez Mahmud Abaz së bashku me ftesën për ta vizituar në një kohë sa më të përshtatshme. Ministri i Jashtëm palestinez, Al-Maliki pasi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve tona në të gjitha nivelet duke shpresuar në rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe turizmit, bëri një përshkrim të hollësishëm të situatës në Lindjen e Mesme, të ecurisë së negociatave izraelito-palestineze dhe përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë e afatgjatë, u shpreh se suksesi do të arrihet vetëm nëpërmjet vazhdimit të bisedimeve dhe negocimit.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i Autoritetit Kombëtar Palestinez në Tiranë, Dr. Mohamad Tarshahani si dhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Selim Belortaja.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek