Sot nė Big Brother 26.2.2010
Vendos në Facebook
Rezi nuk do të rrijë larg Mirit
Rezarta ka vajtur tek Jetmiri dhe i ka thënë a ka
ndonjë gjë për të folur me të dhe ai i është përgjigjur që nuk ka
lidhje me të mërzitja dhe heshtja e tij por po e vret mendjen për gjëra
të tjera. Ai i thotë që ka shumë nevojë që të flasë me të dhe do të
flasin në darkë për të marrë një vendim, të paktën nga ana e tij. Ajo i
ka thënë që po e tremb me këto fjalë dhe ajo nuk do të rrijë larg tij
por ai i thotë që banorët po kërkojnë ta bëjnë këtë me mënyra të
ndyshme. Ai i thotë që ajo të ketë besim dhe pse ai po lufton me shumë
në të njëjtën kohë dhe nuk ka qënë i përgatitur për këtë. Miri i thtoë
që po e kuptojnë të gjithë njëkohësisht dhe janë të fortë e të zgjuar
atë e kanë nënvlërësuar. Më pas aty vjen dhe Valoni dhe i pyet çfarë
reagimi kanë patur banorët kur ato iu kanë treguar që ka qënë lojë por
Miri dhe Rezi i kanë thënë që askush nuk i ka treguar. Rezi ka thënë që
ajo kishte menduar se kishte treguar Enxhi por as ajo nuk u kishte
thënë gjë. Valoni është shprehur që atij i ka thënë Seldi që ka qënë
lojë por Miri i ka thënë që mos të merret me Seldin, dhe e ka për të
mirën e tij.
Më pas ata kanë mbetur vetëm përseri dhe Rezi është shprehur që ata
mund ta kalojnë të dy këtë situatë dhe ai i ka thënë që që këtë po
mundohet të arrijë. Rezi i a ka thënë që ajo nuk do të rrijë pasive dhe
Miri i është përgjigjur që sot do të sqarojnë gjithçka dhe më pas le të
bëhet aktive. Por ai shton që është më mirë që rë mos bëhen të dy aktiv
në të njëjtën kohë pasi do t’u mjegullohet arsyetimi. Rezi i thotë
secili bën punën e tij dhe e dinë qëllimin por i thotë që ai po rri e
po flet shumë pak me të dhe nuk do që kjo situatë të vazhdojë kështu
pasi ajo nuk do ta kushtëzojë Mirin për asgjë, mjafton që ai të
bisedojë me të. Ai i thotë që e di por është shumë i ngarkuar dhe ajo
duhet ta besojë. Por që nga ai moment e tutje ai do t’ja thotë të
gjitha pasi deri tani ka dashur të krijojë një ide të saktë.
Më pas Banorët ulen të hanë drekë dhe Enxhi është e fundit që ulet në
tavolinë pasi Klodi, Valoni dhe Bertina e ftojnë disa herë që të
bashkohet në tavolinë me ta.
Jetmiri është në dilemë
Jetmiri me Erionin kanë biseduar me shumë nënkuptime për lidhjet e tyre. Miri i thotë që ai e shikon jetën si një lojë pokeri, ku letrat janë të fshehura thotë ai, sepse po të ishin të hapura çfarë kuptimi do të kishte. Erioni i thotë që ai i ka të forta letrat dhe duhet t’i bëjë gjërat të qarta. Miri i përgjigjet që gjërat kanë dëm, rrjedhojë dhe pasojë por dëmi është i madh në këtë rast. Ai vazhdon që limiti i lojës është deri kur nuk preket sedra e njeriut dhe kur nuk plagoset ndjenja dhe emocioni. Ai i thotë Erionit që është në një dilemë të madhe dhe nuk di çfarë të bëjë. Erioni i thotë që pot ëishtë në vendin e tij nuk do të kishte lejuar që gjërat të shkonin deri këtu dhe ai e ka fjalën për situatën në të cilën ndodhet Jetmiri mes Enxhit dhe Rezit. Jetmiri i lë të kuptojë që ai i di të gjitha dhe kur e thotë këtë fjalë të tjerët duhet ta besojën, dhe ka arritur momenti që personi tjetër të ulet dhe të marrin pozicionin e tyre. Jetmri i thotë që mund të ketë ardhur momënti që Rezi të shpërthejë dhe ai nuk do të dijë si të veprojë. Erioni i thotë që dhe Bertina një ditë mund të mos e dojë më atë dhe të dojë dikë tjetër, ai do të përpiqet mos ta lërë këtë gjë të ndodhë por do të jetë zgjidhja e saj në fund të fundit. Jetmiri thtoë që ai po u jep mesazhe të qarta të dy vajzave dhe shpreson që ta kuptojnë. Ai pret një sinjal që e kanë kuptuar. Jetmiri thekson që ai po u lë shumë hapësira të tjerëve por në momentin që kërkohet t’i rrëzohet ajo që ka menduar apo të kapet sedra e tij, do të jetë shumë keq. Erioni i thotë që kjo është një ndjenjë dhe reagim normal që duhet të ketë çdo person.
Të gjithë flasin për lojën
Ada, Olta dhe Graciela kanë qëndruar në dhomë
duke biseduar dhe kanë prekur pak temën e mbrëmshme për lojën e bëra
nga Miri dhe Enxhi. Ada i ka thënë që ajo nuk ka kuptuar qëllimin e
lojës dhe Olta i përgjigjet që qëllimi duhet të jetë qënë të nxjerrin
fytyrat e tyre dhe ata të dy kanë dashur të dinë se si do të reagonin
banorët nga veprimi i tyre. Olta i ka thënë që ajo ia ka thënë mendimin
e saj për ata dhe nuk ka ndërmënd të diskutojë më për këtë temë.
Ndërsa Rezi me Bertinën kanë folur për partnerët e tyre dhe për Enxhin.
Rezi i ka thënë që ajo i ka thënë që ka dashur të bëjë lojë dhe Miri ka
pranuar. Bertina i ka thënë që ajo i a ka nervat Enxhit dhe nuk do të
merret fare me të pasi i duket shumë e ulët. Bertina thotë për Enxhin
që ajo i ka bërë mirë llogaritë dhe i është afruar dy çifteve duke i
quajtur vajzat si shoqe të sajat. Për me tepër ajo thotë që ka vënë re
që Enxhi flet dhe sulmon vetëm kur është në grup, ndërsa kur është
vetëm jo. Bertina ka thënë që ajo nuk i duron dot këto veprime dhe i
lufton hapur. Rezi i thotë që nëse Enxhi ka diçka që do tja thotë
Jetmirit, ka patur plot raste dhe Enxhi është munduar ta mbajë afër
Rezin. Bertina i thotë që ajo mund të ketë bërë llogari por vjen një
moment që s’të ecin më parashikimet dhe ajo nuk është se bën gjithçka
për lojë por ka karakterin ashtu dhe vepron gjithkund. Bertina i thotë
që kjo situatë i ka prishur humorin dhe Erioni është mërzitur.
Në një kënd të kopshtit Seldi ka biseduar me Enxhin dhe ajo i ka thënë
që nuk është ndjerë fare keq për lojën e mbrëmshme me Mirin dhe kur
banorët i kanë thënë që pse ia bërë atë Rezit, ajo i është përgjigjur
që Rezin nuk e ka motër apo shoqe dhe nuk ka pse të ndihet keq. Seldi e
ka pyetur nëse i pëlqen vërtet Jetmiri dhe ajo i është përgjigjur po
dhe ia heq trurin. Nëse do ai duhet të lërë Rezin sepse atë e ka gati.
Erioni xheloz
Banorët bëjnë gara vallzimi dhe Bertina kërcen me disa nga djemtë e shtëpisë. Erioni shkon dhe ulet përballë Jetmirit dhe të dy rrinë të mërzitur. Pas disa minutash aty vjen Bertina e cila e pyet Erionin se çfarë ka. Erioni i mërzitur thotë se është lodhur duke pastruar banjën, por Bertina nis ta marrë me të mirë duke kujtuar se ai është bërë xheloz ngaqë ajo kërceu me djemtë e tjerë. Ajo insiton, por Erioni mohon që të jetë mërzitur për këtë arsye dhe i kërkon që ta lërë të qetë sepse ai po merret me cigaret. “ik më lër të mbarojë këtë punë” i thotë Erioni, por Bertina ia kthen “nuk të lë jo, e mbarojmë bashkë këtë punë”. Erioni i thotë se nuk i pëlqeu roli i Bertinës gjatë lojës së kërcimit dhe Bertina shfajësohet duke i thënë se ishte vetëm një lojë. Të dy debatojnë për disa minuta dhe Bertina mërzitet nga fjalët e Erionit dhe ashpërsia e të folurit të tij. Bertina e cila ishte përpjekur gjatë gjithë kohës që ta qetësonte Erionin, por përpjekja e saj dështoi, largohet e mërzitur dhe Erioni nis të bisedojë me Jetmirin. Miri i thotë “nuk po më shtyhet mua o shoku” dhe Erioni i thotë se as atij nuk i shtyhej në disa momente, por do vijnë të tjera gjëra dhe do të shtyhet prapë. Erjoni shkon në dhomën e rrëfimit ndërsa Jetmiri vazhdon të rrijë i mërzitur. Rezarta shkon përsëri pranë Jetmirit dhe nis ta pyesë, por Jetmiri i thotë se nuk do që të flasë me njeri për momentin.
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites







