PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme zhvillimet e fundit në Kuvendin shqiptar, ku diskutohet nëse deputetët socialistë do t’i marrin apo jo rrogat e tyre si edhe pritshmëria e zgjidhjes së krizës, shoqëruar me deklaratat e kryesocialistit Edi Rama rreth saj dhe ato të ambasadorit spanjoll në vendin tonë. Ato paraqesin edhe fakte nga jeta e dy ish-banorëve të shout-televiziv “Kafazi i artë”, ku njëri prej tyre Alban Rexha, ka përfunduar në polici për akuzën e qëllimit të policëve, ndërsa maqedonasi Sead ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i dëshmisë së radhës

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “BE: Marrëveshje për hartat e PS”, i cili paraqet një intervistë të ambasadorit spanjoll, Manuel Montobio ku pohon se projektligjet e PS paraqitur Kuvendit duken pozitive dhe se duhen kthyer në marrëveshje.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Vendimi, ja hartat e çmimit të banesave”.

Ndërsa elementi i “Kafazit” mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit

“Arrestohet Alban Rexha, “akuzohet” për vrasjen e policëve”.  

“Veli Llakaj: Akuzat për armën që do të vriste Enverin, gjyqi ushtarak” është artikulli tjetër në rubrikën e dossierit, që vijon rrëfimin e ish-funksionarit të lartë sekret në kohën e diktaturës.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Bojkoti i PS/ Deputetët rrezikojnë rrogën”, i cili tregon sesi pas thyerjes së bojkotit 6-mujor, pagat e deputetëve të Partisë Socialiste janë në dorën e Topallit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Akuzohet për armëmbajtje pa leje, arrestohet Alban Rexha”.   

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai që përfshin të dhënat më të fundit në kuadrin e problematikës së përmbytjeve në veri të vendit.

Ndërkaq, në suplementin “Panorama Plus” në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titull  “Flet gruaja e Kastro Zisos: U divorcova pasi ishte paranojak dhe pijanec”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Kriza, Rama: Berisha u tall, PS sërish në protesta”, i cili paraqet qëndrimin e kryesocialistit Rama lidhur me nisjen sërish të bojkotit nga ana e deputetëve të tij.

“Humb jetën në aksident rrugor, ish-banori i Kafazit, Seadi” është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet ndarjes nga jeta të djaloshit maqedonas.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titullin “Aurela Gaçe: Mashkulli misterioz me të, në jetë nate”. 

Ndërkaq, paraqitet me artikull të veçantë çështja e tragjedisë së Gërdecit me titullin

“Dëshmia: Në Gërdec desh humba fëmijën që kisha në bark nga shpërthimi”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “PD-PS rrëfejnë zgjedhjet në Rruzhdie”, i cili tregon përplasjet m es dy kampeve të politikës për të ashtuquajturën “kutia e Rruzhdies”, fshat ku pretendohet se janë bërë manipulime në zgjedhje.

“Ambasadori Montobio: Projektligji i PS-së, pozitiv, të kthehet në marrëveshje” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë për argumentin e bojkotit të socialistëve dhe zgjidhjen e krizës politike.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Ekspertët e huaj rishohin pagat e Policisë së Shtetit”. 

Ndërsa çështja e ndërtimeve mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Raporti i KLSH-së: Ndërtuesit, 90 për qind e tyre nuk deklarojnë fitimet”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Kryediplomatët e PPE: Kutitë nuk do të hapen”, i cili trajton argumentin sesi krerët e Partive Popullore Evropiane, janë deklaruar kundër hapjes së kutive të votimit në Shqipëri.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së vizave me BE është edhe ai me titullin “Basha: Ministrat e BE-së, mbështetje të plotë për vizat”. 

Por kjo e përditshme trajton ndër të tjera edhe çështjen e rritjes së çmimit të gazit me titullin “Gazi rritet dyfish, nis hetimi, ja si abuzojnë tregëtarët”.

Ndërsa në rubrikën “intervista” do të lexoni një artikull të veçantë me titullin “Montobio: Hyrja e PS në Kuvend, shans për zgjidhjen e krizës politike”.

 

Gazeta “Korrieri” hapet me titullin “”BE: Marrëveshje në bazë të propozimit të PS-së”, i cili paraqet qëndrimin e ambasadorit spanjoll, Manuel Montobio ku pohon se projektligjet e PS paraqitur Kuvendit duken pozitive dhe se duhen kthyer në marrëveshje.

Një listim tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “Vizat greke/ Listat e plota të aplikantëve në datat 1-5 mars”.

Ndërkaq, lidhur me çështjen e vizave në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titull

“Letra e hapur/ Vizat nuk hiqen brenda 2010-ës”.

Dhe si në të përditshmet e tjera, edhe këtu gjejmë të pasqyruar çështjen e programeve të arsimit me titullin “Provimet e lirimit, programet e orientimit për nxënësit”.

 


NOA
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek