Prezantimi i Projektit të Rehabilitimit të Lumit Gjanica, si dhe problemet e shumta mjedisore të qytetit të Fierit, sollën në një tryezë të përbashkët stafin e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të kryesuar nga z. Fatmir MEDIU, përfaqësuesit e organizmave më të rëndësishëm që financojnë në fushën e mjedisit si Znj. Camille Nuamah, Përfaqsuesja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW)), dhe UNDP-së si edhe përfaqësues të trupit diplomatik të Suedisë, Italisë si dhe autoritetet lokale të qytetit të Fierit.
Projekti i prezantuar nga Bashkia e Fierit konsistontë në realizimin e këtyre tre elementëve
Në fjalën e tij Ministri Mediu u shpreh se: “Mjedisi në vendin tonë përbën një nga problemet më të rëndesishme, që me të drejtë është trajtuar si prioritet në programet dhe objektivat e qeverisë.
Angazhimi i donacioneve të huaja ndaj çështjeve te mjedisit, ka luajtur nje rol te rendesishëm dhe do të mbetet një mbështetje e çmuar jo vetem në forcimin dhe përsosjen e sistemit të menaxhimit te mjedisit në Shqipëri, por edhe për përparimin e vendit, sidomos në proçesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Gjithashtu, Decentralizimi i kompetencave dhe të marrjes, sa vjen e me tepër, të përgjegjësive në mbrojtje te mjedisit nga Pushteti Vendor perben jo vetem nje domosdoshmeri, por dhe nje garanci me shume te sukseseve te politikave e te qeverise ne kete fushe”.
| Tiranë | 15 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |