Sot në Big Brother 27.2 .2010

Sot në Big Brother 27.2 .2010

Shtrytëzojnë rrezet e diellit në kopësht

Kika, Domi dhe Edi kanë qëndruar në kopësht për të shijuar rrezet e diellt dhe shoqërinë e njëri- tjetrit. Edi i thotë që u uron një ditë të mbarë me sukses në fund të ditës. Ai shprehet që ju uron nga zemra që të qëndrojë më i miri. Domi i thotë që dhe ajo u uron të njëjtën gjë me gjithë shpirt. Më pas Edi dhe Erioni kanë bërë shaka me njëri tjetrin duke thënë që Edi do të punësojë Erionin si truprojë dhe dhe ai i thotë që varet nga ato që do t’i ofrojë. Edi i thotë që oferta është e mirë dhe ata thonë që marrveshja u krye.Më pas ata flasin për motin dhe luhatjet që ka patur. Bledi thotë që andej nga erdhi la shi e dëborë dhe po ashtu këtu ka gjetur shi. Ada është shprehur që asaj nuk i besohet që ka dalë dielli por Edi i thotë t’a besojë pasi nuk është iluzion. Edi thotë që ka pamje shumë të bukur para syve pasi nga njëra anë ka Zhezhenë (Domin) dhe nga ana tjetër diellin. Edi thotë që i kujtohet atë natë që janë futur në pishinë me Enxhin dhe Domi thotë që Enxhi ka patur ftohtë më pas.Domit i kujtohet një shprehje e Enxhit që i ka thënë para se të flenë, natën e mirë të gjithë të shtirurve dhe ajo nuk i ka kthyer përgjigje pasi ajo nuk është e shtirur.Më tej ata flasin për stilistët dhe për mënyrën e veshjeve. Domi thotë diçka që e ka mësuar në shkollë në Itali që “trupi i njeriut është më i veshur kur është i zhveshur, dhe njeriun asnjëherë nuk duhet ta kritikosh pasi ai është identiteti i tij”. Edi i thotë që prandaj ajo nuk e kritikon atë dhe pse ai nuk vishet shumë mirë. Bledi i thotë që është personaliteti i Edit jo shumë ngjyrësh.Ndërkohë Kika po pastron kuzhinën me fshesë me korent, ndërsa Klodi po merret me gatim. Graciela, Bertina, Olta dhe Enxhi vazhdojnë të flejnë gjumë. Erioni ka tentuar disa herë ta zgjojë Bertinën por ajo ka pranuar

Mëngjesi dhe thashetheme për Rezin

Mëngjesi ka ardhur dhe ata duhet të zgjohen ndonëse në mëngjes kanë rënë për të fjetur. Dritat janë ndezur dhe i pari është zgjuar Edi, i cili ka bërë punët e para të mëngjesit. Edin e ka pasuar Klodi, i cili dhe pse është zgjuar ka vazhduar të flerë me sy hapur. Klodi dhe Ada e kanë kaluar natën tek kolltuqet e kuzhinës dhe jo në dhomë me të tjerët. Ndërsa Bledi dhe Olta kanë hapur sytë por rrinë akoma shtrirë. Bledi ka zgjatur dorën nga krevati i tij tek Olta dhe e ka përkëdhelur në fytyrë. Ajo ka mbyllur sytë dhe nuk ka reaguar. Më pas Erioni dhe Bertina janë zgjuar dhe kanë kaluar disa momente bashkë duke ndenjur të përqafuar e duke u përkëdhëlur.Më pas Kika dhe Bledi kanë pirë kafen e mëgjesit bashkë dhe kanë folur për Rezartën. Bledi i thotë që ajo po bën shumë gabime dhe ai e ka humbur shumë respektin për të. Ai thotë që e ka vlerësuar më parë por tani ka ikur fare nga orbita. Kika i thotë që ai nuk ka çfarë të thojë pasi është habitur dhe nuk e beson a është ajo apo jo, pasi i është dukur krejt tjetër njeri. Ai shton që një femër e emzncipuar nuk do ta kishte bërë një veprim të tillë. Bledi i thotë që ai i është dukur poshtërim roli që ajo ka pranuar të luajë dhe Kika i thotë që çështja është që të mos bëhesh vegal e dikujt. Bledi i thotë që kjo është e vërtetë sepse ajo po bëhet vegla e Jetmirit. Ata kanë dalë në kopësht më pas dhe kanë vazhduar të njëjtën temë. Kika i ka thënë që ai ëhstë pro krijimit të lidhjeve por jo që të shkojnë në banalizim. Bledi i thotë që ajo nuk duhet ta humbiste sharmin e saj dhe të bëhej vegla e një mashkulli sepse më pas do të përdoresh si objekt talljesh. Kika i thotë që ai ka qënë skeptik që në fillm të lidhjes së tyre dhe Bledi i ka thënë që ai nuk e do pasi po ta donte nuk do e trajtonte në atë mënyrë ndërsa ajo duket që ka rënë kokë e këmbë me Jetmirin

Dashuria shfaqet në orët e vona të natës

Megjithëse ora shënon dy pas mesnate banorët nuk ia kanë idenë e orës dhe janë të gjithë në këmbë. Kulmi është që Domenika dhe Valoni janë duke gatuar pasi kanë një kohë të gjatë që gjenden aty dhe po bëjnë palaçinka për banorët e tjerë. Mesa duket atyre iu pëlqejnë më tepër vetë pasi kanë qënë partinazë për të gatuar.Në dhomë dritat jaën fikur dhe disa banorë janë shtrirë. Olta i thotë Erionit që ai nuk e ka përqafuar fare dhe Erioni i thotë që ai do t’i shlyejë mungesat që ka bërë menjëherë dhe shkon të përqafoje e të puthë Oltën. Ajo i kërkon dhe puthjen e natës së mirë dhe ai ia jep me kënaqësi. Banorët i ngacmojnë për këto afrimitete dhe Edi thotë që dashuria shfaqet në orët e vona të natës. Olta i thotë Erionit me shaka që çfarë jaën këto gjëra që thonë banorët dhe Erioni i përgjigjet që qentë lë të lehin e karvani ec përpara. Më pas Enxhi i ka thënë Enxhit që ka një parandjenjë dhe Olta i thotë që këto gjëra t’ja hedhë ndonjë tjetri e jo asaj, pasi Olta mendon se ka të bëjë më nominimin parandjenja e saj. Enxhi e kupton se çfarë mund të ketë çuar ndërmënd Olta dhe i thotë që nuk ka lidhje me aty brenda por nga jashtë. ato flasin për mundësinë që Enxhi të marrë ndonjë surprizë nesër por ata i thotë që është shumë e re dhe duhet të presë dhe pak. Më pas Seldi do t’i mësojë Oltës të këndojë dhe ajo i thotë që kur ai ka kënduar më parë në kuzhinë ajo nuk e ka dëgjuar dhe do donte të këndonte dhe njëherë për të. Ai do t’i mësojë vajzat që të bëjnë vokalica, që janë ushtrime për zërin dhe meqënëse ato nuk dinë, krijohen situata gazmore. Më në fund rreth orës katër të mëngjesit kanë qënë në gjumë

Rezi i kërkon falje Jetmirit

Graciela është afruar tek Rezi dhe i ka thënë që përsoni i vetëm me të cilin ajo duhet të bisedojë është Miri dhe askush tjetër. Rezi i kaq thënë që ajo ka tentuar por ai duket se nuk ka kohë. Ndërkohë që Miri i rri në krevatin përballë duke i bërë karshillëk. Graciela është ngritur dhe i ka thënë që ai mund të shkojë pasi ajo ia liruar vendin por ai i është përgjigjur që nuk donte të shkonte tek ajo. Graciela mundohet t’i flasë e t’i thotë që të komunikojë me Rezin por ai është i shpërqendruar dhe nuk e dëgjon fare.Më pas Graciela ka vajtur në kuzhinë dhe i ka thënë Enxhit dhe Kikës që sapo ajo shkon diku dhe këtë rast e ka fjalën për Oltën dhje Bledin, ata e ndëpresin bisdën. Kika është shprehur që ajo nuk ka pse të shkojë e t’i afrohet nëse nuk është hera e parë që ia kanë bërë këtë gjest. Graciela i ka thënë që kjo gjë nuk është e këndshme dhe aty është vendi ideal për të njohur njerëzit, por vetëm një herë mund të ndodhë që biseda është në përfundim pasi herët e tjera quhet e qëllimshme. Graciela i është kthyer Enxhit dhe i ka thënë që pse nuk e kanë zbuluar lojën mbrëmë dhe ajo i thotë që nuk kanë rënë dakort ashtu dhe Jetmiri ka patur nevojë për një pauzë dhe ka gjetur mbështetje të plotë tek ajo.Më tej Rezi shkon dhe shtrihet tek krevati i Mirit dhe i kërkon falje për fjalët dhe veprimet e saj por ai i thotë që ajo nuk mund ta ofendojë gjatë gjthe kohës atë. Ajo i ka thënë që nuk e ofendon por nëse ai merr çdo fjalë të sajën si ofendim atëherë i bie që ajo mos të flasë fare. Ai ka vazhduar të mbajë që qëndrim të ftohtë karshi saj dhe ajo e ka pyetur a e ka seriozisht këtë qëndrim të tillë. Jetmiri i është përgjigjur pyetjes me pyetje duke i thënë që mos po e kërcënon pasi ajo këtë di të bëjë pasi rri një kohë pa vepruar dhe bën qendresë duke i thënë që nuk para i ha kërcënimet.Më pas ata i kanë ulur tonet e bisedës dhe ai i ka thënë që nesë ajo do që ai të mos bëhet xheloz atëherë nuk duhet të bëhet as ajo. Ajo i ka thënë që ajo nuk ka bërë asnjë veprim që ta bëjë xheloz dhe Miri i ka thënë që ku e ka parë që ai është xheloz meqë qenka kështu. Më pas ajo i ka thënë që e do fort por ai nuk e ka besuar dhe e ka kthyer në shaka. Ajo i ka thënë që e ka me të vërtet dhe ai duhet ta besojë pasi ka formën e të shprehurit ndryshe.Si përfundim ata janë ngritur nga krevati dhe Rezi i ka kujtuar Enxhit që ajo ka dashur të flasë diçka me të, a e ka akoma ndërmend apo e ka nxjerrë nga plani pasi e ka parë që nuk ia vlen. Enxhi i ka thënë që vlen akoma por do ta gjejë ajo momentin e duhur për të folur.

 


Top-Channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek