Ndërsa filmi Avatar vazhdon të thyej rekorde për nga numri i shikuesve, ekspertë të kinematografisë thonë se ky sukses do të nxisë edhe më shumë prodhimin e filmave me efekte pamore tri dimensionalë. Por si çdo gjë e mirë, edhe kjo mund të ketë të këqiat e veta, në fushën e shëndetit.
Filmat me pamje 3-Dimensionalë (3-D), si filmi Avatar, i bëjnë shikuesit të
mahniten. Kjo dramë epike e zhanrit fanta-shkencë, i dha çmimin Globi i Artë
drejtorit dhe regjisorit, James Cameron.
Ata që e kanë parë thonë se filmi Avatar krijon 3 efekte njëherësh edhe tek
shikuesi, i cili tërhiqet, shtanget, argëtohet. Por një studim i kryer nga
ekspertë në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley tregon se filmat 3-D mund
të shkaktojnë lodhjen e syve. Normalisht, kur një person sheh gjërat pranë,
sytë shtyhen përpara, dhe anasjelltas, sytë tërhiqen brenda kur personi
përpiqet të shohë gjërat larg.
Martin Banks, profesor i optometrisë në universitetin e Kalifornisë në
Berkeley, thotë se 3-Dimensionaliteti i figurës e prish këtë rutinë veprimi,
sepse ato kur shohin 3-D, sytë fokusohen njëkohësisht në pamjet larg dhe afër.
Dhe kjo shkakton tendosje të syve, që pasohet me dhimbje koke e shikim të
paqartë.
Profesor Banks i tha Zërit të Amerikës se, ia ka parashtruar këto probleme
prodhuesve të filmave në Hollivud dhe ata janë treguar të hapur dhe të gatshëm
për të bërë çështë e mundur që në të ardhmen të përdorin efekte pamore që
ndikojnë në pakësimin e lodhjes së syve.
Por ekspertët thotë se ndryshimet vetëm mund t’a minimizojnë problemin,
dhe jo t'a eleminojnë atë. 3-Dimensionaliteti në filma tashmë është i
pranishëm, ndërsa gjatë 5 vjetëve të ardhshëm parashikohet një shtim i dukshëm
i përdorimit të efekteve të tilla edhe në televizion.
| Tiranë | 15 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |