Të kandiduarit e javës
Klodi është përzgjedhur nga Vëllai i Madh që të zgjedhë një nga zarfat të cilat ndodhen në dhomën e rrëfimit. Ndërmjet zarfit të kuq e zarfit të zi, ai përzgjedh atë të kuq, në të cilin shkruhet nj ë ndryshim për mënyrën e nominimeve që banorët do të bëjnë këtë mbrëmje. Ai shkon dhe ua lexon të tjerëve përmbajtjen e zarfit ku shkruhet se këtë herë do mund të kandidohen vetëm djemtë. Për korrektesë, ai shkon dhe merr edhe zarfin e zi dhe e lexon sërish para banorëve, ku në të shkruhej se do mund të kandidoheshin vetëm vajzat, por nga përzgjedhja do kandidohen vec djemtë. Kështu banorët shkojnë një nga një në dhomën e rrëfimit ku japin dy emra djemsh dhe arsyet përkatëse se përse i kandidojne ata. Nga kandidimet e bëra, në votim këtë javë shkojne Bledi, Hakiu dhe Jetmiri. Arbana ua komunikon këtë vendim të tyrin banorëve. Arjani, opinionisti, shprehet se është një kandidim vërtet i vështirë dhe kushdo që do dalë të shtunën tjetër, do t’i ndihet mungesa.
Arbana u komunikon banorëve edhe se për ta ka një surprizë. Ata dalin në oborr dhe aty shohin një inskenim të këngës së Michael Jackson, për nderim të kujtimit të tij, banorët e shijojnë këtë surprizë të vecantë. Gjithashtu Arbana u thotë banorëve se prova e kësaj jave ka të bëjë me kulturën, muzikën dhe veshjet e viteve ’80 ku ata duhet të përgatisin dicka që tregon këto elemente të atyre viteve
Enxhi, misioni vazhdon
Enxhi, e infiltruar e Big Brother ka sjellë shumë ndryshime në rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi sikurse dhe mes banorëve. Për publikun shfaqet një klip me ndikimin e Enxhit tek cdo banor dhe misionin e saj të kryer më së miri. Edhe opinionisti mendon se Enxhi ka kryer një mision me sukses në raport me ciftet Miri- Rezi dhe Domi-Seldi, pasi dha efektet e dëshiruara. Ai thotë se Enxhi me inteligjencë i ka vënë të gjithë në lojë. Arbana shprehet se disa prej banorëve mendojnë se ajo mund të luajë, ndërsa Graciela tregon se këtë gjë e kanë menduar nga sjellja, karakteri, cmenduritë e tepruara të saja. Enxhi vjen në dhomën e rrëfimit ku tregon për këtë eksperiencë të vecantë se vjen vec një herë në jetë dhe se po e shijon deri në fund atë. Ajo tregon se ka bërë si miq ashtu edhe armiq dhe po ashtu e konsiderojnë edhe banorët e tjerë. “Të gjithë nga pak më shohin si kërcënim”- shprehet ajo pasi i ka vënë përballë të gjithë banorët dhe se ata të gjithë po bëjnë lojën e saj. Enxhi mendon se nuk e ka kuptuar asnjë nga banorët që ajo është e infiltruar, por nuk e hedh poshtë si mundësi pikërisht nga lirshmëria e saj. “nëse do isha vërtetë konkurente, do isha më e rezervuar”- shprehet ajo.
Komente mbi lidhejn Domenika-Seldi
Edhe lidhje e domenikës me Seldin nuk kalohet pa u komentuar. Arbana shprehet se kjo lidhje ka një ngërc e cila ndikon që të mos funksionojë mirë. Për publikun dhe banorët shfaqet një klip në të cilin tregohet futja e Enxhit në shtëpi dhe shoqërimi që në fillim me Seldin, xhelozia e Domenikës dhe diskutimi i situatës prej tre banorëve. Më pas ata komentojnë bashkë me Arbanën ku Seldi shprehet se ndjenjat janë kryesore për të dhe se ndjen ende për Domenikën e kësaj ndjenje do i shkojë deri në fund, ndërsa Domenika shprehet se ata janë sqaruar tashmë për këtë lidhje dhe thotë se tashmë nuk janë më bashkë. “E kam të vështirë të rri me njerëz që më lëndojnë vazhdimisht”- shprehet ajo dhe thotë se karakteri i tij shumë i hapur nuk i pëlqen. Arbana e pyet se sa ndikon Enxhi në këtë vendim, por ajo shprehet se mosmarrëveshjet e tyre kanë lindur që para se Enxhi të hynte në shtëpi. Pyetjes së opinionistit se ndoshta këto janë zënka dashurie, ajo i përgjigjet se ka vendosur arsyen në plan të parë dhe se ndjenja sic ka patur ashtu dhe mund të ketë, se kanë qënë mirë bashkë, por vendimin tashmë e ka marrë bazuar në arsyen
Një surprizë e vecantë për Jetmirin Graciela në studion e BB
Graciela mbërrin në studion e Big Brother ku hyrja e saj shoqërohet me një duartrokitje të gjatë. Ajo shprehet se është mjaft e emcionuar dhe emocionet vazhdojnë të rriten ende. Sipas grafikut, graciela është votuar nga 42% e publikut. Arbana e pyet se si e komenton ajo dhe Graciela përgjigjet se nuk mund ta dijë pasi ajo është përpjekur që të jetë vetvetja por ndoshta nga kjo doli. Ajo shprehet se duhej të ishte sjellë ndryshe në disa situata të caktuar e jo sic është sjellë, por mendon se kjo eksperiencë do t’i shërbejë mjaft. Arbana e pyet edhe për marrëdhënien e fundit mes saj Adës dhe Oltës të cilat shpesh nuk e fusnin nëpër biseda, por ajo shprehet se kjo mund të ketë ardhur si rezultat i lojës së fundit të Jetmirit. “Unë nuk isha protagoniste, por e përkraha lojën e tij”- thotë ajo duke shtuar se ajo lojë nuk i pëlqeu aspak opinionisti mendon se ajo u bë një vegël në duart e të tjerëve, u përdor tek loja e Mirit e ndërkohë nuk duhej të përfshihej fare, por Graciela thotë se thjesht respektoi idenë e Mirit pasi e kishte mik dhe shprehet sërish se nuk epëlqeu atë lojë. Graciela takohet me banorët e tjerë të eleminuar dhe ulet pranë tyre
| Tiranë | 15 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |