Krerët e mazhorancës dhe të opozitës të pa interesuar për transparencën zgjedhore
Pavarësisht broçkullave që u shesin çdo ditë popullit shqiptar dhe lojës së dyfishtë për të qëndruar në pushtet, nëse ka sot në Shqipëri njeri që nuk dëshiron të hapen kutitë e votimit, ato janë Sali Berisha dhe Edi Rama. Përtej fasadës se gjoja duan transparencë të zgjedhjeve, që duan të respektojnë vendimet e gjykatave dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve,
Edi Rama dhe Sali Berisha kanë tmerr nga hapja e kutive. Kanë tmerr nga komisioni hetimor. Pezmatohen nga e vërteta e zgjedhjeve dhe pikërisht për këtë arsye, Rama dhe Berisha nuk lejojnë që të hetohen zgjedhjet. Madje as që do të lejojnë në të ardhmen, pasi atyre, pavarësisht se kusht fiton dhe sesi fiton, u intereson që rezultati i zgjedhjeve të jetë gjithmonë i mjegullt, i mistershëm, me qëllim që çdo herë të kenë mundësi për të ngritur një alibi. Një alibi për të sunduar partinë dhe për të shuar zërat që kërkojnë dorëheqje. Sikur 100 herë të bëhen zgjedhje në Shqipëri, Edi Rama dhe Sali Berisha pohojnë se kanë fituar që të dy. Shembullin më të freskët e dha parmbrëmë Rama, ku një emision televiziv tha pa u skuqur fare se i kishte fituar zgjedhjet, por kot rastësisht qeveriste Berisha. Në të vërtetë Rama është në rregull, sepse ai vërtetë po qeveris, natyrisht jo vendin, por Partinë Socialiste. Ndonëse në opozitë, të qeverisësh PD ose PS, do të thotë të jesh një hap larg kryeministrit. Të njëjtën strategji komuniste ka ndjekur edhe Berisha kohë më parë kur humbi zgjedhjet, ku thoshte se i kishte fituar zgjedhjet, por Nano qeveriste nga një keqkuptim i vogël. Që mos t’i largohemi temës, arsyeja se pse vetëm Edi Rama dhe Sali Berisha nuk duan që të hapen kutitë, është e thjeshtë. Hapja e kutive do të nxirrte zyrtarisht para shqiptarëve humbësin e zgjedhje. Kjo i tremb që të dy, sepse do ta kishin të pamundur për të ndërtuar një alibi për të qëndruar në krye të partisë.
Largimi nga politika
Përtej oratorisë solemne për hapjen apo mos hapjen e kutive, qëndron pakti i errët mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, për t’u vënë kapakun një herë e mirë zgjedhjeve të 28 qershorit. Gjithçka ndodh sot në lidhje me hapjen e kutive, ka qenë e kurdisur më parë nga Rama dhe Berisha. Rama i ka premtuar Berishës se do t’i sillte deputetët kukulla në Kuvend dy-tre ditë para djegies së mandateve, në mënyrë që të ishte në “ok” me Kushtetutën, ndërsa nga ana tjetër Berisha i ka premtuar Ramës nuk do të prekeshin fletët e votimit deri të ishte i sigurt në krye të PS. Kështu që hapja e kutive, do të ishte një rrezik për të dy, pasi po të ndodhet një gjë e tillë ose Rama ose Berisha duhej të largoheshin nga partia. Ndaj ky skenar është ndërtuar qysh kur bënë Kodin Zgjedhor, ku jo rastësish janë ligjet interpretohen në mënyra të ndryshe, si për shembull të hapen kutitë, por në zona të caktuara. Kodin e bëri vetë Rama, ku e gjithë filozofia ishte se pavarësisht se kush do t’i humbte zgjedhjet, secili të kishte mundësi që ta justifikonte humbjen më pas. Rama e justifikoj humbjen edhe duke shfrytëzuar alibinë e kutive, por edhe duke shfrytëzuar dobësinë e statutit të partisë. Rama tha se i kishte humbur zgjedhjet, por e njihte pjesërisht Parlamentin. Pastaj kur mendimi ndryshe i kërkoi të largohej nga partia, Rama tha se nuk i kishte humbur zgjedhjet, por dorëheqjen do ta jepte për të konkurruar sërish. Ndërkaq, për të shuar zërat ndaj kësaj sjellje absurde dhe të pashembullt në botë, Rama shpiku bojkotin. Më komik është fakti, se Rama gënjeu edhe partitë vogla që ta mbështesnin në protesta, ndonëse pak muaj më parë ai i kishte përjashtuar ato nga Kuvend me anë të Kodit që e beri në bashkëpunim me Berishën. Kjo është i gjithë misteri i kutive që vazhdon ende të aktrohet në skenën e politikës.
PS kthehet në Kuvend pas 6 muajsh bojkot
Partia Socialiste, të paktë për një farë kohe është kthyer në rrugën institucionale dhe Parlamentare, pas 6 muajsh bojkoti aq të kritikueshëm. Ndryshe nga ç’u trumbetua nga lidershipi i PS, kthimi i opozitës në Kuvend erdhi për shkak të rrezikut të djegies së mandateve, pasi siç dihet afati i fundit ishte data 4 shkurt. Por për ta përligjur këtë qëllimi PS u fut disa ditë më parë. Megjithatë PS u shpreh se do të shkojë në Kuvend për të hapur kutitë e votimit, në të kundërt do të fillojë sërish protestat dhe bojkotin. Për momentin tensionet politike janë ulur, ndërkohë komunitetit evropian bën i bën apel opozitës që të mos e braktisë më Kuvendin.
Adriatik Doçi
| Tiranë | 15 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |