Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste ku parashikohen ndryshime në funksionimin e grupit të saj parlamentar, si edhe ecuria e projektligjeve të saj në Kuvend. Ato paraqesin edhe fakte mbi një vrasje të ndodhur dje mes adoleshentësh në Durrës, si edhe rënien e një furgoni në rrugën Korçë-Gramsh, duke rezultuar 4 persona të humbur. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i bankave, ku thuhet se janë rritur depozitat dhe se do lejohet shpënia e valutës jashtë vendit.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “PS, rregullore të re për deputetët”, i cili tregon sesi grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të hartojë një rregullore të re për deputetët e tij, mbledhja e së martës do të caktojë edhe kreun e ri të tij.
“Rrëfimi i Klodit të Big Brother: Letër nënës, jam homoseksual” është artikulli tjetër në rubrikën soft të kësaj gazete.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Veli Llakaj: Tetë vite pranë Mehmet Shehut”.
Ndërsa çështja e funksionimit të bankave mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “BSH lejon nxjerrjen e valutës nga vendi”.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Projektligjet/ Hetimi i zgjedhjeve, PS do të kthehet në Kuvend”, i cili tregon pritshmërinë e veprimeve të opozitës, pas dorëzimit javën e kaluar të projektligjeve në Kuvend për hetimin e zgjedhjeve.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së kualifikimit të politikanëve është edhe ai me titullin “Ina Ramës i refuzohet masteri për të Drejtën Civile, Topalli nis doktoraturën te Juridiku”.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Rrëzohet në Devoll furgoni i udhëtarëve, 4 të zhdukur”.
Ndërkaq, lidhur me çështjen e depozitimeve në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titull “Kursimet/ Shtohen depozitat në banka”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Pakti detar prish aleancën/ Papandreu: Prioritet interesi i Greqisë, jo PS-ja”, i cili paraqet një intervistë të kryeministrit grek, në të cilën duket hapur qejfmbetja për mosmiratimin e marrëveshjes së ujërave me Shqipërinë.
Ndërkaq, paraqitet me artikull të veçantë çështja e legalizimeve me titullin “Prona në hipotekë, legalizimet dhe afatet për fituesit”.
“Bie furgoni në lumë, nuk gjenden 4 viktimat” është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet aksidentit dje në rrugën Korçë-Gramsh, duke rezultuar me 4 persona të humbur.
“Hetimi “Gërdeci”, sot vendoset fati i ministrit Mediu” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Mashtrim me 15 milionë dollarë i fondeve të bujqësisë”, i cili tregon sesi qeveria ka miratuar një fond prej 15 milionë dollarë më pak sesa parashikimi për subvencionet ndaj fermerëve.
Ndërsa çështja e projektligjeve të PS për hetimin e zgjedhjeve mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Nismat e PS-së ngecin në procedurat e Kuvendit”.
“28 pyetjet, çfarë kërkon Pyetësori për sistemin gjyqësor” është një artikull tjetër, i cili flet për Pyetësorin e Bashkimit Evropian.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Shkodër, funeral me varka në Obot, përmbytja e dytë”.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Sabri Godo: PS të ankohet te Komisioni i Venecias”, i cili trajton argumentin sesi presidenti i nderit të republikanëve gjatë një interviste ka dhënë opsionet e tij mbi zgjidhjen e krizës politike në vend.
“Përgjaket festa, ekzekutohet i mituri” dhe “Furgoni në greminë, 4 të zhdukur”, janë artikujt që flasin mbi nbi një vrasje të ndodhur dje mes adoleshentësh në Durrës, si edhe rënien e një furgoni në rrugën Korçë-Gramsh.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së kontrabandës është edhe ai me titullin “Konfindustria qeverisë: Të hetohet kontrabanda me Greqinë”.
Gazeta “Korrieri” hapet me titullin “Kriza, Godo: Nuk besoj tek Topi, zgjidhja te ndërkombëtarët”, i cili paraqet mendimin e presidentit të nderit të republikanëve gjatë një interviste ka dhënë opsionet e tij mbi zgjidhjen e krizës politike në vend.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “Krimi nuk ndalet, sherr me thka mes adoleshentëvem vritet një 16-vjeçar”.
Ndërkaq, lidhur me çështjen e procesit Bare në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titull “Aldo Bare në Gjykatën e Lartë, kapobanda sfidon Krimet e Rënda”.
“Krontrabanda e cigareve, OKB duhet të hetojë edhe Shqipërinë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
| Tiranë | 15 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |