Pėrfaqėsuesit e NATO-s:Nga zgjedhjet dolėn insitucionet legjitime, Qeveria dhe Parlamenti

 Pėrfaqėsuesit e NATO-s:Nga zgjedhjet dolėn insitucionet legjitime, Qeveria dhe Parlamenti

 

“Është i jashtëzakonshëm progresi që Shqipëria ka bërë drejt BE-së dhe, roli juaj në Aleancën e Veriut është shumë i rëndësishëm,” thanë sot përfaqësuesit e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Anëtarët e Komisionit të marrëdhënieve transatlantike të Asamblesë, përfaqësues te Italisë, Francës, Britanisë, Spanjës, Portugalisë, Polonisë etj,  kryesuar nga zoti Sergio De Gregorio, u takuan sot më Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Ata  përcollën mesazhin nga qeveritë e vendeve tyre se vlerësojnë hapat e mëdha të Shqipërisë dhe se mbështetja  është e plotë në përshpejtim të procesesve integruese.
“Jam shumë e kënaqur për intensifikimin e shkëmbimeve mes Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe Parlamentit shqiptar, tha Kryetarja e Kuvendit.
Mbështetja e qeverive tuaja për arritjen e ngjarjes historike të anëtarësimit në NATO, ka qenë shumë e rëndësishme dhe ne shpresojmë në integrimin e afërt të të gjitha vendeve të rajonit në NATO.
Edhe pse politika e NATO-s, nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë me procesin e integrimit në BE, do t’u ishim mirënjohës qeverive tuaja edhe për mbështetjen për liberalizimin e vizave, e po ashtu edhe për statusin e vendit kandidat.
Anëtarët e delegacionit garantuan se do ua përcjellin këtë apel të Kryetares, qeverive të tyre, të cilat, siç thanë ata,  po rrisin gjithnjë e më shumë mbështetjen për Shqipërinë, falë progresit në reforma.
Biseda u ndal edhe në zgjedhjet e fundit në Shqipëri.

Disa prej përfaqësuesve të delegacionit ishin pjesë e vëzhguesve që nqoqën nga afër procesin electoral.

 

Ata thanë se: “Ne jemi dëshmitarë se, ky proces u realizua më së miri dhe kjo u theksua nga të gjithë ndërkombëtarët. Nga këto zgjedhje dolën insitucionet legjitime, Qeveria dhe Parlamenti dhe jemi të habitur nga disa kundërshtime që vijnë nga opozita. Ne vlerësojmë seriozitetin dhe angazhimin tuaj.”
 topalli 01
“Arrija e standardeve në zgjedhjet e 28 qershorit, ishte fitorja e madhe e Shqipërisë dhe ne jemi krenarë për këtë.” tha Kryetarja e Kuvendit. Unë jam shumë e kënaqur që deputetët e opozitës erdhën në parlament në respekt të mandadit të tyre dhe të Kushtetutës së vendit.
Duke shprehur interesin për thellimin e bashkëpunimit konkret me Parlamentin e Shqipërisë, anëtarët e delegacionit të NATO-s, theksuan se “Shqipëria duhet të jetë optimiste se, jo vetëm liberalizmin i vizave do realizohet së shpejti, por edhe anëtarësmi në BE do të jetë i afërt.”

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek