Në një analizë të plotë të projektligjit të propozuar nga
mazhoranca deputeti i PS, Ilir Gjoni ka treguar me argumente pse
tentativa për të ndryshuar ligjin aktual të SHISH është një përpjekje
e rrezikshme antikushtetuese e antidemokratike.
Më poshtë deklarata e deputetit të PS, Ilir Gjoni:
Projekt
ligji, me disa amendamente për të ndryshuar ligjin për Shërbimin
Informativ Shtetëror, është një përpjekje e radhës e Kryeministrit
Berisha, për të uzurpuar për interesa politike dhe personale këtë
shërbim. Precedentet e Berishës me shërbimin informativ janë ogurzeza.
Devijimet kushtetuese dhe shkatërrimi total që SHISH pësoi kur
drejtohej nga ky person, gjatë kohës që ishte President i vendit, bën
që çdo iniciativë e tij për të ndërhyrë në këtë shërbim, të jetë e
pamoralshme dhe e dyshimtë.
Ndryshimet e propozuara bien ndesh me ligje të tjera dhe sidomos me Kushtetutën.
Këto,
ndryshime, prekin katër nene thelbësore te ligjit aktual dhe
konkretisht: detyrat e SHISH, ato të Drejtorit të tij, statusin e
drejtuesve, si dhe bashkëpunimin e këtij shërbimi me ato partnere.
1.
Amendamenti i nenit tre, ku SHISH, ngarkohet me detyrë të mbrojë
sigurisë kombëtare, është i gabuar dhe antikushtetues, pasi këtij
shërbimi nuk i jepen mjete ligjore, për një funksion të tillë. Sipas
Kushtetutës dhe ligjit organik të SHISH, ai është organ informativ, që
mbledh informacion për çështje që lidhen me sigurinë. Mbrojtja e
Sigurisë Kombëtare, është një nocion shumë më i gjerë, që realizohet
edhe nga institucione të tjera. Ligji aktual nuk e pengon këtë
shërbim që të jetë pjesë e mbrojtjes së Sigurisë Kombëtare.
2.
Amendamenti tjetër i këtij neni, ku SHISH mbledh informacion për
njohjen, zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit të personave që
ushtrojnë funksione publike, është i panevojshëm, pasi ligji ekzistues,
nuk e pengon këtë shërbim të mbledhë informacion dhe të informojë për
këtë lloj të veprimtarisë kriminale. Një shtesë e tillë e deformon
objektin e punës së SHISH, e zgjeron në mënyrë subjektive dhe
artificiale, ngatërron kufijtë me shërbimet e tjera të parandalimit të
krimit dhe i jep mundësi Kryeministrit që të rekomandojë subjekte të
paracaktuara gjurmimi.
Përveç kësaj ai e vendos SHISH-it, në pozita
agresive me administratën publike, duke i vështirësuar aktivitetin e
tij, realizimi i të cilit, kërkon bashkëpunimin me këtë administratë.
3.
Propozimi tjetër, për t’u shtuar në paragrafin c të këtij neni, se
SHISH ngarkohet me detyrë të mbështesë veprimtarinë e forcave policore
dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, për parandalimin e
krimeve të rënda, është edhe më i panevojshëm, formal dhe me pasoja
negative. Ai synon ta vendos SHISH-in nën vartësinë e Policisë. Këto dy
shërbime, kanë objekt pune të ndryshme dhe të pa varura nge njëri
tjetri. Ligji ekzistues e parashikon qartë, bashkëpunimin e SHISH me
institucionet e tjera, përfshi këtu edhe Policinë.
Nga ana tjetër,
termi “ të mbështesë veprimtarinë e forcave policore”, është tepër i
gjerë dhe le vend për interpretim. Ai mund të krijojë precedentin që
SHISH, të rimarrë kompetenca ekzekutive, si SHIK-u i Gazidedes dhe
Berishës, gjë që e kanë rreptësishtë të ndaluar me ligj, të gjitha
shërbimet informative evropiane. Mbështetja që SHISH, do t’ju bëjë
aksioneve të policisë, duhet të jetë vetëm në rrafshin informativ, gjë
që nuk përjashtohet në ligjin aktual.
4. Po kaq absurde, është
edhe shtesa në paragrafin d, ku SHISH ngarkohet të mbledhë me miratim
të Kryeministrit, informacion për shërbimet e inteligjencës së shteteve
të tjera.
Ka propozim e komprometon rëndë pozitën e
Kryeministrit, pasi ai kërkon të mare kompetencat e Drejtorit të SHISH.
Në realitet, përcaktimi i shërbimeve të huaja që do të jenë objekt i
SHISH, është një produkt i natyrshëm i logjikës së qëndrimit të
shërbimeve të huaja dhe shteteve përkatëse, ndaj vendit tonë. Nëse ato
mbajnë qëndrime dhe kryejnë veprime që cenojnë sigurinë e vendit tonë,
ato detyrimisht do të jenë objekte punë të SHISH. Kryeministri, nuk ka
asnjë pengesë ligjore, që të realizojë kontrollin e këtij procesi.
5.
Edhe amendamenti, ku SHISH-it i ngarkohet detyrë të certifikojë
personat, sipas përcaktimeve ligjore, është shumë i përgjithshëm, lë
vend për interpretim të zgjeruar, bie ndesh me ligjin “Për
informacionin e klasifikuar”, si dhe krijon paqartësi, në shërbim, në
publik dhe administratë. Sipas logjikës së këtij propozimi, lindin të
paktën tri pyetje: cili është kuptimi i termit certifikim, cilët janë
subjektet e certifikimit dhe cilat janë përcaktimet ligjore? Këto
boshllëqe ligjore, lenë vend për abuzim politik dhe personal të
Kryeministrit, ndaj kundërshtarëve të tij politik. Sipas ligjit SHISH,
certifikon vetëm punonjësit e vet. Ndërsa sipas ligjit “Për
informacionin e klasifikuar” edhe me ndryshimet që ka pësuar, është
përcaktuar qartë rrethi i personave që janë objekt i certifikimit, ata
të cilët njihen me informacionin e klasifikuar, si dhe shërbejnë në
pozicione të caktuara që lidhen me Sigurinë Kombëtare, si dhe
institucioni që ka kompetencën e certifikimit dhe konkretisht Drejtoria
e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Ky ligj është i
standardeve të NATOS dhe nuk mund të ndryshohet sipas dëshirave
personale të Kryeministrit. Në procesin e certifikimit, SHISH, ka rol
ligjor të rëndësishëm dhe specifik.
6. I pa argumentuar dhe i paq
vend, është edhe amendamenti i bërë në nenin pesë, paragrafi a, ku
Drejtori i SHISH është përgjegjës për operacionet e Shërbimit
Informativ të Shtetit. Formulime të tilla, përveç të tjerash, tregojnë
edhe inkompetencë të theksuar profesionale të hartuesve të këtij
projekt ligji.
Termi “operacion”, për SHISH, nuk është ligjor. Ai
bashkëpunon me Policinë, në operacionet e kësaj të fundit. Kjo, është
një përpjekje, për ta barazuar atë me shërbimet e Policisë. Duke folur
me gjuhën e ligjit, SHISH-it i ndalohet të kryej operacione, sipas
kuptimit që mbart kjo fjalë dhe që ka parasysh ky propozim. Sipas nenit
9-të të ligjit aktual, SHISH-it i ndalohet të kryej veprimtari të
karakterit ushtarak dhe policor. Dhe ky është standard i të gjitha
shërbimeve informative të Evropës
7. Vendosja e afatit të qëndrimit
në detyrë prej pesë vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje edhe një herë,
të drejtorit dhe Zëvendësdrejtorit të SHISH, tregon qëllimin e vetëm
dhe të vërtetë të këtij projekt ligji, në plotësim të dëshirave të Z.
Berisha. Ai edhe në bazë të ligjit aktual, i ka të gjitha të drejtat,
për të ndërprerë qëndrimin në detyrë të Drejtorit të SHISH dhe
zëvendësit të tij, pasi sipas nenin 4 ka shërbim, si institucion
qendror, varet nga Kryetari i Këshillit të Ministrave. Po kështu janë
të përcaktuara edhe rastet e largimit të drejtuesve nga detyra. Por z.
Berisha, duke u munduar të evitojë përplasjet me faktorët e brendshëm e
të jashtëm dhe sidomos partnerët ndërkombëtarë, synon që ta kryej këtë
akt në mënyrë të moderuar dhe “ligjore”, për të vendosur në krye të tij
persona më të besuar, për të realizuar synimet e tij personale,
politike.
ShtypiDites