Partia Socialiste e ka konsideruar fshehje pas gjykatave,
deklaratat e kryeministri Berisha, i cili vazhdon të tregojë mungesë
vullneti për zgjidhjen e krizës politike në vend, edhe pse opozita ia
dha shansin për ta bërë një gjë të tillë. Deputetja Valentina Leskaj,
tha se Sali Berisha, me qëndrimin refraktar ndaj ofertës së PS-së, po
kontribuon në radikalizimin e situatës.
Më poshtë, lexoni të plotë deklaratën e Deputetes Valentina Leskaj:
Për muaj me radhë, teksa përballej me vendosmërinë e aksionit
opozitar për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, Sali Berisha
betohej përpara shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë se kishte
vullnetin dhe dëshirën për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut.
Sot,
kur Partia Socialiste e ka hedhur hapin a parë drejt sigurimit të
transparencës mbi 28 qershorin dhe drejt arritjes së një marrëveshjeje
që do të zgjidhte krizën politike, që ka paralizuar vendin,
kryeministri na dëshmoi se të gjitha këto deklarata kanë qenë veç
përpjekje te sforcuara për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe
ndërkombëtarëve.
Partia Socialiste ka pritur këto ditë
një përgjigje serioze për ofertën e bërë javën e shkuar në parlament,
ofertë që i kontribuon zgjidhjes së krizës, po deri sot nuk ka patur
një të tillë.
Mënyra e sjelljes në seancën e
Parlamentit nga drejtuesit më të lartë të PD, reagimi i Kryeministrit
dhe refuzimi i tij, për të dhënë një përgjigje që do ta fuste krizën në
rrugën e zgjidhjes, janë prova e qartë e mungesës së vullnetit politik
për një hetim të plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve të Qershorit.
Sot Kryeministri u fsheh përsëri pas gjykatave për të justifikuar mungesën e vullnetit për zgjidhjen e krizës.
Me
qëndrimin refraktar e shpërfillës ndaj ofertës vullnetmirë, serioze e
ligjore të PS, me përpjekjen e sforcuar, për ta futur nismën në rutinën
e kalendarit të parlamentit, kryeministri ka kontribuar në
radikalizimin e situatës.
Kriza, është prezente dhe e gjithëpranuar, ajo nuk zgjidhet kur bën sikur nuk e sheh, zgjidhja e vetme është transparenca.
Askush nuk duhet të ketë frikë nga transparenca.
Këshilla jonë për Sali Berishën është se herët a vonë, ai duhet të gjejë kurajën ta përballojë këtë frikë.
Ai
duhet të gjejë kurajën të përballet publikisht me të vërtetën për
manipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit në rast të kundërt do të
përballet me popullin opozitar.
| Tiranë | 15 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |