Sot nė Big Brother 4.02.2010
Vendos në Facebook
Biseda e ngacmime
Banorët pas darkës kanë dalë në ballkon e teksa pinë cigare, bisedojnë e ngacmojnë njëri-tjetrin. Enxhi është ulur përballë Jetmirit i cili sapo ka dalë nga dushi dhe fillon ta ngacmojë me fjalë, shikime, e tym cigareje. Jetmiri i thotë Enxhit “s’po më dukesh mirë, po shikoj hedhje tymi?” dhe Enxhi qëndron për një moment e heshtur dhe vetëm e sheh. Pas pak minutash jashtë dalin banorët e tjerë dhe Enxhi nis të këndojë “të desha pa hile...”. Rezarta ka fjetur dhe Jetmiri thotë “i kemi vënë fëmijët në gjumë me ëndërra sot” duke marrë shkas edhe nga fakti që banorët kishin treguar përralla, ndërsa banorët e tjerë qeshin. Pasi banorët ngacmoojnë Jetmirin ai çohet të futet brenda dhe Enxhi nis të këndojë përsëri “o ma ka bo gruaja 8 me 2... se gruaja është bela... , kujt i djegi le ta mbajë”, por Jetmiri nuk i kthen përgjigje. Më pas ata vazhdojnë të bisedojnë në përgjithësi. Klodi thotë se ata bëjnë gabim që hanë dhe pinë natën sepse kjo ndikon në gjumin e tyre. Edi i thotë se kjo ka të bëjë më tepër me organizmin e gjithsecilit sepse ai nuk ka probleme me ushqimin. Më pas banorët shkojnë në dhomën e gjumit ku dritat tashmë janë fikur
Cili do të eleminohet këtë javë?
Kika dhe Seldi dalin të pinë cigare pranë pishinës dhe vazhdojnë bisedat për lojën e banorëve në shtëpi. Të dy ndajnë mendimin se Jetmiri po bën lojë të gabuar në shtëpinë e BB. Hakiu thotë se ai thur intriga, thashetheme dhe për të loja tij është e pistë, por sipas tij formatit BB i duhet edhe një lojtar i tillë. Kika thotë se si spektator nuk do ta kisha larguar Jetmirin nga loja në këto momente sepse ai ka se çfarë të japë për publikun. Seldi e pyet se nësë do të ishte vetëm spektator, kë do të largonte nga shtëpia të shtunën dhe Kika i përgjigjet se edhe pse ai nuk e pranon lojën e Jetmirit, nuk do të donte të largonte atë, por ndoshta Bledin ngaqë e njeh më pak. “Kurioz jam për çka do të ndodhë të shtunën se jena 3 kandidatë të veçantë” thotë Hakiu duke vënë në dukje edhe faktin se në shtëpi ka banorë të tjerë që duhet të dilnin para tyre pasi sipas tij nuk kanë më se çfarë të japin. Kështu ata flasin edhe për largimin e banorëve nga shtëpia ku Kika thotë se nuk e priste që Graciela të dilte aq shpejt, madje e kishte menduar si një prej finalistëve. Të dy nuk lënë pa përmendur edhe largimin e Pamelës që sipas tyre ishte shumë e zgjuar, por loja rrodhi në atë mënyrë që solli edhe largimin e saj. Seldi e pyet se kë mëndon Kika se mund të shkojë në finale dhe ai i përgjigjet se sheh disa nga banorët që kanë se çfarë të japin dhe përmend Domenikën, Erionin, Adën dhe thotë për disa të tjerë se s’kanë shumë për të dhënë ku përmend Klodin, “pavarësisht deklarimit që bëri unë nuk mendojë se do të japë më tëpër, nuk e di, por nuk i kam plotësisht të mënduar se kush mund të jetë në finale” thotë Kika. Më pas ata bëjnë vlerësime për banorët duke thënë se çdokush prej tyre mund dhe ka gabuar duke nxjerrë dikë në nominim pa i menduar shumë veprimetapo shprehjet e tij. Seldi e pyet për Bertinën dhe Kika thotë se ende nuk e ka një mendim të qartë për të, ndërsa për Enxhin thotë se tashmë i duket e konsumuar. Seldi thotë se Rezarta i duket e çudtitshme. Më pas ai e pyet Kikën “po për mua realisht ça mendon?”. Kika i thotë se ndonjëherë Seldi i është dukur më i pjekur se sa moshën që ka, por ka raste që ai nuk i mendon gjatë situatat duke i nxitur ato. Kika i thotë se për të Valentina doli nga shtëpia nominimin e parë sepse në vend që ti ulte tensionet i nxiste më tepër, të njëtën gjë sipas tij po bën edhe Jetmiri. Ndërsa për Bledin Kika thotë se është njeri i formuar, ka disa opinone e gjëra të mira, por ka edhe disa gjëra, opinione që nuk i pëlqejnë tek ai peson.
Kika: “Nuk e mendoja kështu big-un”
Kika është ulur te banaku dhe bisedon me Seldin dhe Valonin. Seldi e pyet për familjen dhe Kika i thotë se nga të tre fëmijët, vajza e vogël i ngjan më tepër dhe thekson se i mungojnë shumë fëmijët e tij. Më pas ai thotë se të gjithë në BB e kanë nga një person të cilit ia ndjejnë shumë mungesën. Seldi e miraton këtë dhe thotë “sigurisht është normale”, ndërsa Kika me shaka shton për Valonin “ja këtij s’duhet me ia përmend mamin...”dhe qesh. Valoni e miraton këtë gjë duke theksuar edhe një herë se ka një dashuri shumë të madhe për nënën e tij dhe më pas të tre fillojnë të flasin për BB dhe lojën. Kika u thotë djemve se ai nuk e kishte menduar se do të provonte këto lloj emocionesh në BB. Ai thotë se kur i bënë surprizën e priste që të vinte bashkëshortja etij, por priste edhe vajzën e vogël dhe nuk e kishte imagjinuar se mund të provonte aq shumë emocione gjatë surprizës. Hakiu u tregon djemve se BB është shumë ndryshe nga sa ai e kishte menduar përpara se të hynte në lojë. “Çdo gjë ka emocione të veçanta, edhe të qenit në nominim, edhe kur eleminohet dikush” thotë ai duke shtuar se aty, ata janë si një familje e madhe. Ndër të tjera ai e ilutron këtë fakt me mungesën që ndjenë banorët aktual të shtëpisë për ata që janë larguar. “Unë gjatë kësaj jave e kam ndjerë shumë mungesën e Gracielës” thotë Kika dhe Seldi e plotëson “edhe vetëm atë të qeshmen e saj”. Më pas ata diskutojnë për lojën brenda në shtëpi. Kika thotë që e rëndësishme është që të arrish t’i ndash gjërat dhe t’i kontrollosh situatat në mënyrë që të mos krijohen konflikte mes banorëve. Ai u thotë banorëve që gjithçka në shtëpi duhet parë në kontekstin e një loje, por pa dalë nga karakteri yt. Dy djemtë e tjerë përkrahin mendimet e Kikës dhe më pas të tre dalin jashtë të pinë cigare.
Bledi dhe Domenika flasin për Oltën
Bledi del jashtë në oborr dhe diskuton vec me Domenikën për Oltën dhe ndjenjat që ka për të. edhe Domenika e këshillon që ai ta marrë Oltën e ta diskutojë me të këtë cështje, por ai shprehet se nuk po gjen asnjë mundësi për të ndenjur vetëm me të e për t’i folur. Ajo e këshillon që të mos i mbajë përbrenda këto gjëra, por të flasë se do ndjehet më mirë. Bledi shprehet se janë disa persona që kanë një karakter euforik dhe kur shprehin dicka, e shprehin në këtë formë. Sipas tij, këto karaktere nuk i pëlqejnë, por i pëlqejnë ata që i marrin gjërat me qetësi. Ai tregon se ka parë si gjëra pozitive ashtu dhe negative tek Olta dhe kjo e ka coroditur në mendime. Bledi tregon se Olta i ka thënë se i duhet kohë, por ai nuk e kupton se përse ajo qëndron larg, ndoshta nga opinioni, ndoshta nga frika ose se nuk do ta lëndojë atë sepse e mendon ndryshe nga ai. Bledi shprehet se nuk është thjesht një ndjenjë e momentit, por do që ta njohë më shumë se kaq Oltën. Domenika mendon se ndoshta edhe kjo e frikson atë sepse të japësh fjalën është e rëndësishme. Bledi e aprovon këtë mendim, por shton se ajo ka një karakter provokativ e ndonjëherë një sjellje ekstreme që ai nuk e kupton.
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
Perzgjedhja e personave ndoshta duhet te jete me e studiuar. Behen vetem thashetheme dhe asnje bisede e zgjuar per te kuptuar se sa njohuri kane nga shkenca, letersia, informacioni ne pergjithesi. Lojerat qe ofron BB duhet ta kene edhe kete pike.







