PS:Fshehja e krizės, mė e rėndė se vetė kriza

PS:Fshehja e krizės, mė e rėndė se vetė kriza

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja, gjatë një deklarate për shtyp theksoi se kriza është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare, por Sali Berisha vazhdon ta fshehë e të mashtrojë me të dhënat zyrtare. Më tej ai ka shtuar se PS i kërkon kryeministrit të “Ruzhdies” të heqë dorë nga fshehja e krizës dhe nga mashtrimi me të dhënat zyrtare sepse kështu po vë në rrezik sovranitetin e vendit.

 Më poshtë deklarata e plotë e deputetit Ilir Beqja:

"Tashmë janë bërë publike të dhënat e realizimit faktik të buxhetit të vitit 2009.
Të hyrat në buxhetin e shtetit janë rritur vetëm 2.7 % kundrejt vitit 2008, duke shënuar rekordin historik më të keq në 10 vitet e fundit.
Të hyrat publike janë realizuar 11 % më pak se plani fillestar, duke krijuar një deficit 357 milionë dollarë. Kjo është dëshmia më e qartë se buxheti fillestar ishte një mashtrim i madh që do t’i paraprinte krimit elektoral të 28 qershorit.
Kjo tabelë tregon qartë se si është bjerrur administrimi fiskal i qeverisë së Sali Berishës.
Të dhënat e të hyrave fiskale provojnë se ekonomia shqiptare është në krizë, ashtu siç e ka paralajmëruar prej 1 viti Partia Socialiste.
Fitimet e kompanive shqiptare në vitin 2009 janë 5.3 % më të ulëta se në vitin 2008.
Të ardhurat e biznesit të vogël në vitin 2009 janë 3.8 % më të ulëta se në vitin 2008
Të ardhurat e tatimit mbi vlerën e shtuar më vitin 2009 janë vetëm 2.7 % më larta se në vitin 2008. Kjo rritje zerohet vetëm nga rritja e inflacionit duke dëshmuar se në Shqipëri nuk ka rritje reale të ekonomisë.
Mund të vazhdoj të rendis shumë të dhëna që dëshmojnë se Shqipëria është në krizë. Por në fakt ky nuk është më lajm i ri. Krizën e ndjejnë sipërmarrjet shqiptare, e ndjen biznesi i vogël, e ndjejnë më së shumti familjet shqiptare.
Kriza është ulur këmbëkryq, por ç’është më e keqja, Sali Berisha vazhdon ta fshehë e të mashtrojë me të dhënat zyrtare.
Për Partinë Socialiste, kriza ekonomike nuk lidhet me asnjë konjukturë ndërkombëtare, por me politikat e gabuara ekonomike të 4 viteve të fundit.
Për më tepër, për Partinë Socialiste, fshehja e krizës është më e rëndë se vetë kriza.
I kërkojmë kryeministrit të “Ruzhdies” të heqë dorë nga fshehja e krizës dhe nga mashtrimi me të dhënat zyrtare sepse kështu po vë në rrezik sovranitetin e vendit."


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek