PD-PS akuza për kartat e identitetit

PD-PS akuza për kartat e identitetit

PS ka denoncuar në sallën e Kuvendit manipulimin e zgjedhjeve të 18 qershorit. Kryetari i grupi kuvendor socialist ka treguar në foltoren e parlamentit mjaft shtetas të cilët janë pajisur në qershor 2009 me karta identiteti fallco, shtetas të cilët kanë pasur dy, tre dhe katër karta identiteti. Këtë skandal të manipulimit zgjedhor Ruci e denoncoi gjatë fjalës së tij në seancën e së enjtes pasdite.Mëhilli: Akuzat e Ramës, fallsifikime të ulta për të minuar procesin liberalizimit të vizave për shqiptarët

Ja dhe reagimi i PD:

Mëhilli: Akuzat e Ramës, fallsifikime të ulta për të minuar procesin liberalizimit të vizave për shqiptarët

Në strategjinë e tij për bllokimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, Edvin Rama po përdor jo vetëm bojkotin, jo vetëm kërkesat e emisarëve të tij për mos heqjen e vizave në qarqet diplomatike, por ai dje kaloi edhe në shpifje, trillime e fallsifikme të ulta për sistemin e identifikimit të qytetarëve shqiptarë.

Dje nëpërmjet numrit dy të Partisë Socialiste, Kryetarit të Grupit Parlamentar Gramoz Ruci, paraqiti dëshmitë e tij fallco për sistemin e lëshimit të letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike duke nxjerrë para kamerave dokumenta të prodhuara nga Taulant Balla në kazinonë e tij të preferuar në Tiranë, dhe i serviri ato si letërnjoftime elektronike të prodhuara nga dy tre herë për të njëjtin person.

Me këtë sulm armiqsor ndaj liberalizimit të vizave, Edvin Rama hoqi cdo maskë dhe u tha shqiptarëve se është i gatshëm të mos ndalet para përdorimit të cdo të keqe për ti ndëshkuar ata për qëllime personale.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Shtetit që bazuar në ligjet e vendit, të cilat kanë penalitete të rënda për fallsifikimet e dokumentave të identitetit të ndërmarrë një hetim urgjent për ndëshkimin e këtij akti të shëmtuar të zotit Rama.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek