Thaler: Jemi shumė tė kėnaqur qė Rezoluta e PE dhe raportet ndėrkombėtare janė udhėrrėfyes tė reformave qė po vijoni.”
Vendos në Facebook

Thaler: Jemi shumė tė kėnaqur qė Rezoluta e PE dhe raportet ndėrkombėtare janė udhėrrėfyes tė reformave qė po vijoni.”

“Parlamenti europian dhe raportet ndërkombëtare vlerësojnë progresin e Shqipërisë dhe jemi shumë të kënaqur për hapat që po bëni.” tha sot eurodeputeti Zoran Thaler, anëtar i grupit socialist në Parlamentin Europian.
Në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, eurodeputeti Thaler vlerësoi ecurinë e proceseve integruese në Shqipëri.
“Jemi shumë të kënaqur që Rezoluta e Parlamentit Europian dhe raportet ndërkombëtare janë axhendë e punës suaj dhe udhërrëfyes të reformave që po vijoni.” theksoi ai.
Zoti Thaler shprehu interesin për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Parlamentit Europian dhe Parlamentit të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit tha se  mbështetja që Parlamenti Europian i jep Shqipërisë, mbetet thelbësore në përshpejtimin e proceseve integruese.
“Jemi shumë të vendosur për objektivin tonë të afëret, heqjen  e vizave për qytetarët shqiptar. Parlamenti shqiptar si organ ligjvënës është themelor dhe lokomotivë për liberalizimin e vizave, që është edhe synimi ynë kryesor”,  tha Kryetarja e Kuvendit.
Ajo theksoi se “Parlamenti është i vendosur për të vijuar përpara, pavarësisht përpjekjeve për të penguar liberalizimin e vizave nga ndonjë individ.”


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: