Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Helsinki, Finlandë drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Robert Skënder MASKAJ, 33 vjeç ,nga Vlora.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar shtetasin Robert MASKAJ, me 13 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje“,
Në datë 07.09.2003, në qytetin e Vlorës, shtetasi shqiptar Robert MASKAJ, ka goditur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin shqiptar Anesti KORAQI. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti rastësor, të krijuar për shkak të bllokimit të rrugës nga ana e viktimës Anesti KORAQI, i cili ka qenë duke drejtuar automjetin e tij. Shtetasi Anesti KORAQI është dërguar menjëherë në spital ku si pasojë e plagëve të marra ka vdekur pas një ore.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Helsinkin në datë 10.11.2008, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Robert Skënder MASKAJ.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |