Shpërthimi i një autobombe që
goditi dy autobusë turistësh në qytetin Naxhaf të Irakut sot, la të vrarë katër
vetë dhe mbi 50 të plagosur, vetëm një ditë para zgjedhjeve kombëtare në Irak.
Zyrtarët irakianë thonë se sulmi u krye pranë tempullit të Imam Aliut, një pikë
turistike që vizitohet nga miliona pelegrinë shiitë nga Iraku dhe Irani çdo vit.
Zyrtarët thonë se katër të vdekurit ishin turistë iranianë. Më parë, zyrtatët kishin thënë se shpërthimi
la të vrarë dy iranianë dhe një irakian.
Shpërthimi pasoi paralajmërimin e djeshëm nga një grup i lidhur me al-Kaidën,
Shteti Islamik i Irkaut, i cili tha se çdo kush që vendos të votojë do të vërë
jetën në rrezik.
Qeveria e Irakut ka shtuar masat e sigurisë në prag të zgjedhjeve, por
shpërthime bombash pranë qendrave të votimit në Bagdad, lanë dje të vrarë të
paktën 15 vetë
voa