Me rastin e 7 Marsit,festës së mësuesit në ambjentet e Universitetit Planetar të Tiranës u zhvillua konferenca shkencore me temë: "Sfidat e përgatitjes së mësuesve në shekullin 21". E konceptuar jo vetëm si nje konferencë rutinore, por edhe si festë, evenimenti shërbeu edhe si një takim brezash për mësues e profesor nga shkolla të Tiranës, por edhe të rretheve të tjera të vendit.
Ne fjalën e hapjes rektori dhe themeluesi i Universitetit Planetar të Tiranës,Profesor Doktor Luan Memushi, uroi të pranishmit për festën duke e quajtur atë festë të gjithë shqiptarëve.
Referatet dhe kumtesat në vazhdim të aktivitetit theksuan nevojën për një rivlersim të figurës dhe rolit të mësuesit në përgatitjen e brezave. Meqënëse Universiteti Planetar ka si drejtim kryesor diplomimin në degët e mësuesisë përvoja e sjellë nga referuesit ishte mjaftë konkrete.
Konferencën e përshëndeti edhe zv. Ministrja e Arsimit dhe Shkences zonja Nora Malaj e cila pasi uroi mësuesit për festë, vuri theksin në punën shumë të mirë që po bëhet edhe nga arsimi i lartë jopublik për përgatitjen e brezave të mësuesve. Një vizitë në ambjetet dhe laboratorët e ketij universiteti ngjalli kujtime tek Profesorët për punën pasionante që ata vetë kanë bërë.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |