Pak orë na ndajnë nga ceremonia e çmimeve Oskar, që do të zhvillohet në Hollivud. Pritshmëria është e madhe, dhe kurioziteti i shikuesve është mbërthyer kryesisht në kategorinë ” Filmi më i mirë” ku konkurrojnë filmat “Avatar “ dhe “The hurt locker”. Një përballje që sipas specialistëve, ka kaluar kufijtë profesionalë, po të kemi parasysh që regjizorët e filmave, kanë qenë dikur bashkëshortë mes tyre. Por ajo çka pritet me mjaft interes sot është dhe veshja, si dhe bizhuteritë e përdorura nga yjet në ecjen e tyre tradicionale në tapetin e kuq.
![]() |
“Çdo vit në paraqitjen e çmimeve Oscar ne shohim të ekpozuar bizhuteri me diamante që kapin vlerën e rreth 400 milionë dollarëve”.
Vitin e kaluar psh, Anxhelina Zholi përdori si bizhuteri një palë vath të gjatë jeshil nga Lorraine Shwartz, që kombinonin me fustanin e saj të gjatë të zi.
Dhe këtët vit specialistët e modës, parashikojnë që mbrëmjen e sotme, yjet të përdorin bizhuteritë me ngjyra. Megjithatë, diamantet duket se janë të preferuar sërish. Vitin e kaluar, Meryl Streep, Helen Mirror apo Sandra Bullock përdorën diamantë, duke spikatur jo vetëm me modën, por dhe me origjinalitetin e tyre.
Por platini, duket se do të jetë dhe këtë vit në paradën e yjeve. Specialistët mendojnë, se bizhuteritë prej platini i qëndrojnë kohës, dhe shkojnë me çdo zgjedhje gurësh të çmuar me ngjyrë, si sefiri dhe rubini, psh, duke i dhënë karakter dhe sharm personit që i përdor.
Ndërkaq ka personazhe të famshëm që nuk marrin përsipër të përdorin qoftë dhe për një natë, diamantë të vërtetë. Ndaj zgjedhja e tyre është një komplet bizhuterish, i cili nuk është dhe aq i shtrenjtë, por është i bukur dhe në modë. Leah Vail Solof, specialiste thotë:
“Ne kemi parë mjaft yje të Hollivudit, që në parakalimin e tyre mbrëmjen e çmimeve Oscar, vendosin komplete bizhuterish, që janë të punuara bukur dhe që shkojnë me veshjen dhe ambjentin e mbrëmjes. Ata me sa duket nuk duan ta kenë mendjen gjithë mbrëmjen tek bizhuteritë e shtrenjta që mbajnë, por duan të jenë komodë, dhe këtë komoditet ua jep kompleti i bizhuterive shumë më të lira se ato origjinale, por që megjithatë, janë mjaft të bukura për syrin”.
Një zgjedhje e mirë është sipas saj, Lia Sofia, e përdorur nga Emily Blunt, dhe yje të tjerë. Tashmë numërimi i minutave po mbërrin fundin. Yjet e famshëm të Hollivudit, kanë përfunduar grimin, veshjen dhe një pjesë e tyre janë nisur drejt teatrit Kodak, ku gjithshka është gati për ceremoninë e 82-të të çmimeve Oscar. Mbas pak orësh, statuja e artë, do të jetë në duart e fituesve të kësaj mbrëmjeje, të cilët ndoshta do të kthejnë sërish nesër diamantët e marrë hua në qendrat e famshme të diamanteve, por statujën e artë Oscar, do ta kenë përjetë si trofe të arritjeve të tyre profesionale
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |