PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme reagimin e fundit të Parlamentit Evropian ndaj Komisionit Evropian, në të mirë të procesit të heqjes së vizave për Shqipërinë. Ato paraqesin edhe shpëtimin nga vdekja të 4 fëmijëve që u helmuan dje me bar miu. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i reagimit të Konfindustrias për transaksionet e dyshimta të parave si edhe “kufizimin” e ligjit Antimafia.

 
E përditshmja “Shekulli”
 ka si argument kryesor të ditës “Vendimet e Gjykatës për Rruzhdien”, i cili paraqet të plota vendimet e marra ndaj komisionerëve që bojkotuan procesin zgjedhor.

“ILDKP: 121 persona në konflikt interesi” është artikulli tjetër në rubrikën e politikës, i cili citon deklaratën e zyrtarëve të Deklarimit të Pasurive.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Cikli menstrual edhe te një vajzë 2-vjeçare”.
Ndërsa çështja e privatizimeve mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Majko: Asetet, po pastrohen para të pista”.

 
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin Dokumenti/ Shkeljet, shkarkohet kreu i  Komisionit të Shërbimit Civil”, i cili tregon sesi tre anëtarë të këtij institucioni kanë firmosur shkarkimin e drejtoreshës Majlinda Hysenaj.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e dossierit është edhe ai me titullin “Si vendosa fletë-rrufe kundër Enver hoxheës, në 1974 më burgosën në Spaç”.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Shkurtohen 240 milionë dollarë për investime”.

Ndërkaq, lidhur me festën e 8 Marsit në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titull “Festa, 8 Marsi në Kuvend, Topalli: Ky është shekulli i grave”.
 

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “PE: Liberalizimi i vizave rrezikon të shtyhet”, i cili citon deklaratën e Parlamentit Evropian ndaj Komisionit Evropian, në të mirë të procesit të heqjes së vizave për Shqipërinë.

“Zbardhet ditari, Pjetër Arbnori si i shkruante me kod kujtimet në burg” është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet kujtimeve të ish-deputetit.

Ndërkaq, paraqitet me artikull të veçantë çështja e aksidenteve rrugore me titullin “ISHP: Tirana rekord për numrin e aksidenteve”.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Tregtia e lirë, ekonomia shqiptare humb “bastin”.
 

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Ina Rama, “kufizon” ligjin Antimafia”, i cili tregon sesi ekspertët e zbatimit të këtij ligji nuk do merren me paratë e ardhura nga korrupsioni.

Ndërsa çështja e manipulimeve zgjedhore mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Ngjela: Kartat e identitetit, PD vodhi 230 mijë vota”.

“Godo: Presidenti, kujdes emërimet në gjykata, rrëzohen 7 kërkesa te Topi” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Komisionet nisin shqyrtimin, nismat e PS-së nisin betejën në Kuvend”.

 
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “PE: Heqja e vizave, urgjente”, i cili trajton argumentin sesi Parlamenti Evropian i kërkoi Komisionit Evropian heqjen e vizave për Shqipërinë.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së vizave është edhe ai me titullin “Bumçi: Aksioni politik i Ramës, për të bllokuar heqjen e vizave”.

Ndërsa në rubrikën “sociale” do të lexoni një artikull të veçantë me titullin “Specialistët: Akti i parë, edhe në moshën 1-vjeçare”.

Por kjo e përditshme trajton ndër të tjera edhe çështjen e zgjedhjeve lokale me titullin “Lezhë, Meta: Fitore në 100 komuna dhe 20 bashki në zgjedhjet lokale”.

 
Gazeta “Korrieri” hapet me titullin “PS lobing në Sarajevë për hetimin e plotë të zgjedhjeve”, i cili tregon sesi në takimin e Saravejës Ps po përgatitet të tregojë abuzimet me zgjedhjet në Shqipëri.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “Konfindustria: Lekët po ikin në Greqi, shteti të ndërhyjë”.

Dhe si në të përditshmet e tjera, edhe këtu gjejmë të pasqyruar çështjen e helmimit dje të 4 fëmijëve me titullin “4 fëmijë i shpëtojnë vdekjes, u helmuan me bar miu”.

Ndërkaq, lidhur me çështjen e arsimit në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titull  “Universitetet evropiane, edhe 5 ditë kohë për aplikantët”.


NOA
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek