Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara sot më 8 mars 2010:
Gazeta “Bota sot”
MOHIMI I EKZISTENCËS SË SHQIPËTARËVE NË KOSOVË
Miqtë e hidhëruar
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Strategjia e fshehtë për veriun, bashkim apo ndarje?!
Qeveria nuk bënë asgjë të ndalojë planëprogramet serbe
Gazeta “Epoka e re”
GJILANI I KTHEHET FUSHATËS
Sot fillon fushata parazgjedhore për kryetar të komunës së Gjilanit. Zgjedhjet për të tretën herë mbahen më 14 mars.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
150 mijë nënshkrime kundër procesit ndaj Kurtit
KFOR-i ngrinë raportet me FSK-në
Gazeta “Express”
ARIHET MARRËVESHJA
Ministria e Transportit dhe Kompania “Bachtel” kanë arritur marrëveshje për ndërtimin e autostradës Morinë – Besi. Të enjten nënshkruhet kontrata. Autostrada do të realizohet duke u ndarë në segmente të caktuara dhe vlera e saj do t’i afrohet 700 milionë eurove.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Shkrirje, jo koalicion
Nervozohet KFOR-i
Gazeta “Koha Ditore”
PA “NJË LLOJ NJOHJEJE” TË KOSOVËS SERBIA NUK MUNDET NË BE
Diplomat të lartë të vendeve të BE-së janë shprehur se “pa marrë parasysh se tash për tash Serbisë si kusht nuk i parashtrohet njohja formale e shtetit të Kosovës, është iluzore të besohet se pa njolloj njohjeje Serbia të mund të përparojë në procesin e anëtarësimit në BE. “Serbia pa Kosovën do të negociojë me BE-në”, thonë diplomatët evropian
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
ICO-ja mbështet KFOR-in pë “prishjen” me FSK-në
150 mijë nënshkrime për mbrojtjen e Albin Kurtit
Gazeta “Kosova Sot”
PRONAT KOSOVARE JANË SHITUR JASHTË
Ish-objekti i ndërmarrjes shoqërore maqedonase “Treska” i cili ndodhet përball hotelit Grand, është shitur në Maqedoni dhe tani ky objekt është plotësisht legal. Si ky edhe objektet e tjera nuk kanë figuruar në listën e AKP-së. Gjykatat kosovare njohin vetëm vendimet e AKP-së dhe asnjë vendim tjetër
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Harrohet riformatizimi, ndryshimet pas zgjedhjeve
Kosova merr pjesë në samitin e BE-së në Sarajevë
Gazeta “Lajm”
TOLERANCË PREJ ZORIT!
Mosimplementimi i kurrikulave të Kosovës në shkollat në gjuhën serbe, nga Ministria e Arsimit arsyetohet me pengimin e vazhdueshëm të këtij procesi nga Serbia. Për padëgjueshmëri, mësuesit serbë vazhdojnë të marrin nga dy paga! Partitë opozitare e kritikojnë punën e bërë deri më tani nga ministria, ndëraq vlerësojnë se kjo çështje është dashur të zgjedhje, meqë e obligon Kushtetuta e Kosovës
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Ndahet Kosova, ndahet Ballkani
Vendimi i ngutshëm
Gazeta “Zëri”
KEK-un s’do ta blejë askush
Divizioni i Distribucionit dhe Furnizimit nuk po zgjon interesim tek investitorët e huaj
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Vazhdon pezullimi KFOR - FSK
Epopeja e UÇK-së mbyllet me “Natën e zjarreve”
Kosova Press