Refuzimi i kërkesës për azil, duket se i ka detyruar tre shqiptarë nga Kosova të dëshpërohen aq shumë sa të hidhen nga pallati. Lajmi është publikuar nga gazeta “The Guardian” duke theksuar se viktimat janë dy meshkuj dhe një femër, të cilët janë hedhur së bashku nga kati i 15-të i një ndërtese në qytetin e Glasgout. Trupat e viktimave janë gjetur në mëngjes, pranë një kompleksi ndërtesash, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimave, megjithëse citohet paraprakisht se ata ishin kosovarë.
Shtypi britanik ka bërë të ditur se vetëvrasja mund të jetë shkaktuar nga përjashtimi i tyre nga toka skoceze pasi nuk ishin të pajisur me dokumenta.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |