Tė rejat e dites nė Big Brother 8/.03/2010

Tė rejat e dites nė Big Brother   8/.03/2010

Edi: “Nuk e ndjej veten pjesë e grupit”

Miri duke parë që grupi tjetër po bën thashetheme e duke u nisur nga ndodhia me Hakiun, thotë se që kur ka ikur Bledi, ata nuk po dinë më se cfarë të bëjnë. Sipas tij, ai ishte i vetmi djal që ata mund të nxirrnin përpara sepse tani kanë mbetur vetëm femra. “Tani do bëjnë shoqatën e grave ata”- thotë ai dhe qesh, ndërsa Erioni e pason se nesër është 8 Marsi, kurse Bertina shton se ata do ta festojnë së bashku. Ata qeshin dhe Miri thotë se birrat e shtëpisë janë mes tyre duke përfshirë edhe Hakiun dhe Valonin. ai shton se dy vajzat, Rezarta dhe Bertina, duhet të ndjehen të përkëdhelurat, princeshat e grupit.Ndërkohë, grupi tjetër ka dlë në kopsht dhe vazhdon thashethemet për grupin rival. Ndër të tjera, Eduardi shprehet se ka ca ditë që e sheh veten të tepërt, jo më pjesë e grupit pasi kur ata mblidhen bashkë, atë nuk e tthërrasin. Ata i thonë se ai duhet të vijë vetë e të mos presë që ta thërrasin. Seldi i thotë se kjo gjë ndodh për të pasi ai vetë nuk pyet dhe shkon e bashkohet kur i sheh që janë diku të mbledhur. Ai shton se ka patur raste kur i kanë thënë që të largohet sepse kanë patur biseda personale dhe se për këtë nuk i ka ngelur hatri. Edhe të tjerët thonë se Edi është pjesë e grupit e nuk duhet ta ketë problem të afrohet, por kur kanë biseda private, do i thonë që të largohet, pa të keq.Kur shkojnë për të fjetur, Olta i tregon Domenikës dhe Adës se Seldi ka bërë një gabim që ka komentuar dhe imituar sjelljen e Rezartës tek klipi kur iu ul në gjunjë Mirit. Ajo mendon se ai nuk duhet të bëjë më gabime të tilla.

Thashetheme për Hakiun

Klodi, Domenika, Olta, Ada, Seldi dhe Eduardi janë mbledhur në dhomën e gjumit dhe diskutojnë me zë të ulët për Hakiun dhe debatin e ndodhur. Olta i thotë Adës se u shpreh gabim kur i tha Kikës se nuk i mbeti hatri me veprimin e tij, por Ada justifikohet se nuk e mendon ashtu e më pas shton se ndoshta nuk e dinte se si ishte situata se erdhi me vonesë mes tyre. Ata medojnë se duhet të kishin të njëjtin mendim ndaj Hakiut. Domenika shprehet se ashtu sic e bëri ai, meritonte që ata t’i vinin një kryq të madh carcafit, e të bënin një tjetër duke shtuar se cdo kush e bën si do. Ata shprehen se Hakiu po përpiqet që ta heqë nga vetja dhe t’ua lërë atyre fajin kur shprehet se ata po kapen pas xhestit të tij. Olta thotë se Hakiu, me xhestin që bëri, tregoi edhe se cili është në të vërtetë. Ajo shton se Hakiu e ka kapur pesonalisht me të, por të tjerët e kundërshtojnë, ndërsa ajo thotë se ai veproi ashtu për t’i goditur ata pikërisht se e pa që ata nuk ishin në formë të mirë. Olta mendon se ai u nervozua që nuk po i dilte e veta. Domenika komenton për gjestin e tij dhe se si ai veproi duke përshkruar me detaje veprimin e Hakiut. Ajo tregon se edhe me Mirin u nervozua gjatë buxhetit në lidhje me cigaret, por e përmbajti veten dhe u shfreh në dhomën e rrëfimit, pikërisht sepse nuk donte që të debatonte me të, pasi e ka vënë re se Miri atë po pret. Klodi mendon se duhet të përballet, por Seldi mendon se të ruash qetësinë është mënyra më e mirë, ndërsa Domi thotë se në të tilla raste, ajo e humbet kontrollin. Olta i thotë Klodit se nuk po i kap fare situatat dhe se nuk po sillet sic duhet. Ato e këshillojnë se duhet të jetë më i kujdesshëm me grupin tjetër. Ndërkohë, ky grup thur plane kundër grupit tjetër duke folur me shenja e pëshpëritje duke mos u kutpuar

Komente për debatin

Ndërsa ndodh debati mes Hakiut dhe të tjerëve, Erioni dhe Bertina qëndrojnë vec, por e dëgjojnë se c’po ndodh. Bertina i tërheq vëmendjen Erionit i cili është komplet i fokusuar andej, ajo i thotë se nëse do të dëgjojë, të shkojë atje, ndërsa ai ia kthen se nuk do të humbasë asnjë situatë. Bertina shprehet se nuk i pëlqejnë këto debate. “Aman kur do dal!”- thtë ajo dhe i thotë Erionit se nuk duhet të ndërhyjë në gjërat e të tjerëve. Erioni shprehet se do të kuptojë nivelin e bisedës së atyre njerëzve dhe kur ajo e pyet se ende nuk e ka kuptuar, ai ia kthen se cdo ditë e përforcon më tepër mendimin e tij.Hakiu del në kopsht dhe ia tregon Mirit këtë debat. Ai i tregon arsyet e veta se përse e bëri atë veprim dhe shprehet se po kapen me të tani. Miri ia kthen se ata do përdorin gjithcka për t’u kapur, madje do jetë në gojën e tyre edhe për ca ditë të tjera. Ai tregon se dhe me të ndodh e njëjta situatë; cdo gjë që thotë do ia përdorin kundër. Valoni që është me ta shprehet se duhet të ketë kujdes që të mos u japë asnjë rast, por Miri mendon se është më mirë kështu se në këtë mënyrë, vlerësohen edhe ata edhe Hakiu. Të tre djemtë flasin më pas për këtë ditë dhe Hakiu tregon se në Kosovë ka dy vjet që kjo ditë shoqërohet me protesta. Miri tregon se në vitet e diktaturës, kjo ditë festohej dhe gruaja vlerësohej, ndërsa tani ka ndryshuar konceptimi.

Kundër Hakiut

Ndërmjet banorëve hapet një debat më së shumti për xhestin e Hakiut që pa diskutuar me ta e shkroi atë që mendonte dhe shprehen se kjo nuk është e drejtë sepse ata mund të duan që të gjithë të shkruajmë c’të duan, duke ia humbur vlerën bashkëpunimit mes tyre. Disa mendojnë që të shkruajnë në një tjetër carcaf. Olta shprehet se atyre, në dditën kushtuar grave, iu mohua e drejta që ta shkruanin vetë sloganin e jo më të drejta të tjer. Bashkë me Domenikën, mendojnë që secila prej tyre të shkruajë individualisht atë që dëshiron nëpër bluzat që do veshin. Domenika me Valonin japin ide që edhe të krijojnë nëpër bluza apo edhe me trup forma të ndryshme për të shprehur mbështetjen ndaj grave për të drejtat e tyre. Vajzat janë të mërzitura që mendimet e tyre nuk u dëgjuan dhe për më tepër nga xhest i Hakiut. Olta shprehet se ai e bëri me qëllim për t’i kundërshtuar ata dhe se kjo gjë tregon shumë për të. Edhe Seldi e mbështet mendimin e saj, ndërsa të tjerët nuk shprehen hapur mbi këtë situatë. Hakiu afrohet pranë tyre dhe Olta i thotë se nuk i pëlqeu xhesti i tij sepse deri në atë moment po bashkëpunonin e po merrnin mendime e iu duk e tepërt që ai vetëvendosi. Haliu justifikohet se iu duk sikur diskutimi po zgjaste shumë dhe ndaj e bëri atë gjest, për të përmbyllur veprën që kishin nisur e për ta shkruar saktë nga ana gramatikore. Olta i thotë se nuk po kapet me gjestin, ndërsa Hakiu insiston se po ndodh kështu dhe ata po shfrytëzojnë cdo gjë vec për t’u kapur. “Pse po viktimizoheni?”- shprehet ai duke u thënë se ato shprehen se u hodhën poshtë të drejtat e tyre, por Olta ia kthen se nuk po viktimizohen por nuk janë dakord se si reagoi ai, por me spjegimin që ai i dha, tani e kuptuan. Domenika vazhdon të thojë se nuk i pëlqeu veprimi i tij e së bashku me Adën shprehen se duhet të ishte fryma e bashkëpunimit ajo që duhet të mbizotëronte. Seldi shprehet se i gjithë debati po bëhet për gjestin, por Hakiu shprehet se është dicka e mirë që të paktën vajzat po “protestojnë” për të drejtën e tyre. Ai shton gjithashtu se po i pëlqen që ata cdo gjë, madje edhe një gjest të vogël, po e kthejnë në favor të tyre. Domenika i thotë se ai duhet të kërkojë falje e jo ta zgjasë më tej debatin, ndërsa Hakiu insiston tek mendimi i fundit


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek