PS:8 Marsi, një ditë reflektimi

PS:8 Marsi, një ditë reflektimi

Urimet për festën e 8 Marsit në emër të PS i ka përcjellë deputetja Arta Dade. Dade tha se ky 8 Mars është një ditë reflektimi për të gjithë dhe se PS do tu gjendet në krah të gjithë grave të cilat sot përballen me kosto të rritura të jetesës apo me margjinalizimin social.

Në emër të Partisë Socialiste dëshiroj të uroj në këtë ditë të veçantë mbarëbotërore të gjitha gratë shqiptare kudo ku jetojnë, brenda dhe jashtë Shqipërisë Gëzuar 8 Marsin!
Ne këmi të drejtë të ndihemi mirë në këtë ditë si pjesë e emancipimit shoqëror, si kontributore direkte të këtij emancipimi, si një vlerë e shtuar në luftën për demokratizimin e shoqërisë dhe integrimin e saj në familje e madhe të vlerave njerëzore.
Sot është gjithashtu një ditë reflektimi. I drejtohem nënave të nderuara veterane të luftës dhe të punës, nënave dhe grate që vuajtën nga regjimi i kaluar, zonjave të zgjedhura në detyra të rëndësishme, arsimtareve të respektuara dhe grave që shërbejnë pa u lodhur në sektorin e shëndetësisë, grave fermere dhe ushtarake, grave të biznesit, grave emigrante, grave invalide, nënave të fëmijëve të ngujuar, grave intelektuale të shkencës, të artit dhe kulturës, grave të papuna, si dhe grave të grupimeve sociale të margjinalizuara.-tha Dade


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek