Sot nė Big Brother..
Vendos në Facebook

Sot nė Big Brother..

Loja me shishe

Banorët kaën qëndruar në sallon dhe kanë lujtur lojën me shishe. Edi pyet Valonin nëse Edi do të kishte një problem të madh, a do t’a kishte ndihmuar, dhe ai përgjigjet që do t’a bënte gjithmonë këtë. Më pas Edi pyet Rezin se çfarë mendon që familja e saj thotë për të dhe ajo përgjigjet që nuk e ka idenë. Valoni pyet Rezin përsëri dhe i thotë nëse mendon që lidhja e saj ka arritur shpejt në disa pika me Jetmirin dhe ajo i përgjigjet që ajo dhe Miri mendojnë ndryshe dhe lidhja është në kohën e duhur. Më pas Rezi pyet Edin nëse mendon që po del nga vetja për shkak të njerzve rret e rrotull dhe ai i përgjigjet që nuk po ndihet në ujrat e tij dhe po largohet nga situata, por do të kthehet përsëri vetvetja. Kika pyet Erionin a e sheh Edin si konkurent të fortë dhe ai përgjigjet që sigurisht që po. Erioni pyet Jetmirin se çfarë i ka lënë vetes mangut në jetën jashtë dhe ai përgjigjet që do të dëshironte të kthehej dhe një herë në adoleshencë për ta jetuar siç duhet t’a jetonte. Më pas, Valoni pyet Jetmirin se si i shpjegon sjelljet e tij që njëherë është serioz, pastaj karagjoz e më pas bie në qetësi. Jetmiri i përgjigjet që vetë nga natyra është njeri që mund të duket i pashpirt, por në të vërtetë është e kundërta.
Pasi kanë mbaruar lojën, banorët janë shprërndarë secili në vende të ndyshme.

Rezi ka frikë të dashurojë

Jetmiri dhe Rezi qëndrojnë vetëm në kuzhinë. Ai shprehet se i vjen keq për Rezin që ka frikë të dashurojë pasi ai ka arritur t’a kuptojë këtë gjë. Jetmiri e këshillon që duhet t’a lërë vetën të lirë të ndjejë pasi kur dashuron njeriu është i aftë të bëjë ç’do gjë, të arrijë dhe në veprime të pakontrolluara. Rezi përgjigjet që ajo e ka provuar t’a lërë veten të lirë dhe të dashurojë, por i druhet zhgënjimit. Miri thotë se është më e rëndësishme që të dashurojë e më pas le të zhgënjehet se ia vlen. Ajo shprehet se është e vogël dhe tani i duhet të shikojë disa gjëra të tjera, e për dashurinë ka kohë plot. Ajo e pyet Jetmirin “ a s’po bëjmë çmendurira plot?”. Jetmiri ia kthen pyetjen me pyetje dhe i thotë se kë konsideron çmenduri ajo, dhe ajo i përgjigjet që është një person që gjithmonë i kontrollon veprimet dhe nuk e kishte menduar se do t’i bënte këto gjëra para kamerave. Jetmiri shprehet se ajo ka bërë atë që ka ndjerë, po ashtu dhe ai. Rezarta i thotë se po të kishte qënë jashtë do të kishte qënë më e kontrolluar dhe ndoshta nuk do t’i kishte bërë këto veprime, por në të vërtetë aty nuk e ka vrarë mendjen fare. Më pas Rezi i thotë Jetmirit në e ka vënë re se Ada është lyer shumë sot, dhe ai i përgjigjet që nuk shikon më asnjeri tjetër përveç Rezartës dhe e ka mendjen vetëm tek ajo.

Edi ndihet i distancuar

Klodi, Seldi dhe Olta janë në dhomë dhe po bisedojnë. Klodi i thotë Seldit se ai nuk ka qënë aspak aktiv gjithë këto ditë dhe Seldi përgjigjet me shaka që ia ka lënë rinisë së sotme këtë gjë në dorë. Pas pak çastesh Klodi thërret “Bledi, ku je o yll”. Olta përgjigjet se Bledi duhet të jetë duke pirë ndonjë kafe për qejfin e tij tani. Klodi vazhdon përsëri duke thënw që Bledin e nxorrën tradhëtarët në nominim, por ai ka për t’ia marrë hakun dhe ka për t’i larguar një e nga një nga shtëpia. Në momentin që hyn Erioni ne dhomë Klodi thotë dhe njëherë “Bledi, me shkop do t’i largoj të gjithë një e nga një”. Erjoni i përgjigjet duke i thënë të ketë kujdes me shkopat.
Olta i kujton Domit dhe Seldit bastin që kanë patur, se nëse Seldi do të dilte nga shtëpia, Domi do të dilte nudo dhe në të kundërt, Seldi nuk do t’i fliste më. Domi shprehet që Seldi nuk duhet t’i kishte folur fare që në mëngjes.
Më pas Klodi dhe Olta i bëjnë pyetje Seldit dhe i thonë nëse ka qënë vetvetja apo ka bërë lojë në Big Brother, dhe Seldi përgjigjet se më së shumti ka qënë vetvetja.
Klodi pyet përsëri nëse në lidhje me Domin ka patur vërtet ndjenja apo e është lidhur për lojë dhe për të kaluar kohën. Seldi e anashkalon këtë pyetje dhe nuk kthen përgjigje.
Më pas tek ata vjen dhe Edi dhe Klodi shprehet se Edi nuk është vetvetja në BB, dhe si ka mundësi që është nominuar vetëm një herë. Ai thotë që është vetvetja, por shpesh ka elementë që ia prishin ditën. Olta shprehet që Edi mund të përballet me këto elementë dhe nuk ka pse të lejojë që t’ia prishin ditën. Edi i thotë që grupi i tyre e kanë distancuar Edin, dhe Domi përgjigjet që kjo nuk është e vërtetë. Seldi i thotë që për t’u bashkuar për një bisedë nuk ka pse ata ta thërrasin, por ai duhet të afrohet vetë, pasi as Seldit nuk i thotë asnjë “hajde rri me ne të lutem”

Jetmiri dhe Valoni flasin për provën e javës

Jetmiri dhe Valoni kanë në kopësht për të pirë cigare, dhe bisedojnë për provën e javës. Ata mendojnë çfarë do të veshin që të jenë sa më komod dhe Jetmiri i shpreh Valonit mendimin që kur të jenë tek pista e patinazhit, t’a shtyjnë Hakiun për t’a rrëzuar. Valoni thotë me shpoti që Kika nuk mund të bëjë patinazh pasi është shumë i madh në trup. Jetmiri i kthehet dhe njëherë idesë së tij dhe thotë që kur t’a shtyjnë Hakiun, ai do t’iu bërtasë dhe Miri me Valonin shprehen që këtë gjë do të presin të marrin, reaimin e Kikës. Më pas ata komentojnë dhe për Erioni dhe Miri i kërkon Valonit të imagjinojë Erionin duke bërë patinazh. Valoni bën disa lëvizje duke imituar Erionin dhe thotë që për të nuk duhet të ketë këpucë ngaqë e ka kë këmbën e madhe. Jetmiri shprehet se di që personat që e kanë këmbën e madhe e kanë më të lehtë për të bërë patinazh.
Më pas dy djemtë flasin për Seldin dhe për këngën e tij, të cilën sapo e kanë dëgjuar. Valoni këndon duke imituar Seldin, dhe Jetmiri thotë me ironi se po të bësh një këngë,nuk do të thotë që je bërë i famshëm. Valoni shprehet që nuk është e vështirë të thuash dy fjalë e të kërcesh në një videoklip.
Ndërkohë Erioni dhe Bertina ndodhen në tualet dhe Bertina shprehet se Erioni do të bënte mirë të fliste më pak pasi ka një vetvlerësim të theksuar. Erioni i përgjigjet që kjo nuk është e vërtetë, por dhe sikur të jetë, nuk është ndonjë gjë e keqe dhe i thotë se ajo është e lirë të mendojë çfarë të dojë. Bertina shprehet që ai bën çdo veprim për të mirë të të tjerëve dhe është shumë human, por Erioni e kupton qëllimin e pyetjes dhe e pyet se ku e ka bërë shkollën e ironisë. Ata thumbojnë njëri-tjetrin me fjalë, kush e kush të bëjë më tepër ironi.


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

gjemile    15-03-2010
qikajo rrezarta krejt e fshine
tina    14-03-2010
rezarta ka kan per te dalse nuk ka pas cka te jape
Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: