Ofrohet 1 (një) bursë për studime universitare në Universitetet Publike të Sllovakisë, për vitin akademik 2010-2011Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Tiranë njofton se qeveria sllovake ofron një bursë për studime universitare pranë Universiteteve Publike të Sllovakisë, për vitin akademik 2010-2011, në degët pedagogji, kujdestari dhe shkenca pedagogjike, shkenca sociale dhe të sjelljes, ekonomi, shkenca ekologjike dhe mjedisore, bujqësi, menaxhim pyjesh, menaxhim i ujit dhe shkenca shëndetësore jo-mjekësore. Kandidatët e interesuar për këtë bursë studimi duhet të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dokumentet e mëposhtme: 1.Kërkesën për studime, ku të specifikohen 3 degë në të cilat aplikanti dëshiron të studiojë;2.Dëftesën e shkollës së mesme, ose vërtetimin e notave të tre viteve të para dhe të semestrit të parë të vitit të katërt të shkollës së mesme. Këto dokumente duhet të jenë të firmosura nga Drejtoria Arsimore e Qarkut, ose nga Zyra Arsimore e rrethit përkatës;3.Formularin e aplikimit, i cili ndodhet në adresën e poshtëshënuar të Ministrisë së Arsimit të Sllovakisë;4.Certifikata për pjesëmarrje në olimpiada ose konkurse të ndryshme të organizuara në nivel lokal ose kombëtar;5.Raportin mjekësor për aftësi studimi;6.Fotokopjen e kartës së identitetit ose certifikatën e lindjes;7.4 fotografi me përmasa 4 cm x 6cmAfati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit në MASH është data 23.03.2010.Për një informacion më të hollësishëm lidhur me programet e studimit, përgatitjen e dokumentacionit dhe plotësimin e formularit të aplikimit referojuni adresës së internetit të Ministrisë së Edukimit të Sllovakisë: www.minedu.sk ose www.studyin.sk ose www.portalvs.sk Për çdo informacion tjetër mund të merrni në numrin e telefonit 04 2230197.
ShtypiDites