Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, ku citohen edhe zgjedhjet. Ato paraqesin edhe faktin e pranimit nga OSSH të gabimeve me faturimet dhe rishikimin e tyre në mars-prill. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i vendimeve të fundit të qeverisë, mes të cilave ai për deklarimin e pasurisë nga të gjithë shqitarët si edhe parashikimin për rritjen e re të pagave dhe pensioneve.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Problem, zgjedhjet dhe korrupsioni”, i cili citon raportin e fundit të DASH me kritikat për manipulime në zgjedhje dhe probleme me korrupsionin.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “OSSH pranon gabimin: Mbifaturuam klientët”.
Ndërsa çështja e tronditjeve sizmike mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Tirana, në listën e qyteteve të rrezikuara”.
“Kadare: Racizmi i tërthortë, po aq i rrezikshëm sa ai i drejtpërdrejtë” është artikulli tjetër në rubrikën e kulturës.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Votohet rezoluta/ Kompromisi PD-PS bashkë në Parlament”, cili tregon sesi Parlamenti dje edhe me praninë e socialistëve, votoi rezolutën e demokratëve për zgjedhjet.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Protesta e dytë kundër homoseksualëve në Lezhë”.
Ndërkaq, lidhur me çështjen e vizitës së ministrit të Jashtëm Ilir Meta në Beograd, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Meta në Beograd, erë e re me marrdhëniet me Serbinë”.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së zgjedhjeve është edhe ai me titullin “Zv/ presidenti i PE: Hetim zgjedhjeve? Nuk ka prova”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “SHBA: Zgjedhjet nuk plotësuan standardet”, i cili tregon kritikat e paraqitura në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, për zgjedhjet e 28 Qershorit.
“Topalli heq kredinë, familja e Xhindit: Nuk duam lëmoshë” është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet familjes së ish-deputetit të vrarë.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Nëndetëset, Provokimi i amerikanëve në ’68, ndiqej nga Enveri”.
Ndërkaq, paraqitet me artikull të veçantë çështja e energjisë elektrike me titullin “OSSH: Rishikimi i faturave të energjisë, në mars-prill”.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “KESH hap portat, OSSH ndryshon faturat”, i cili tregon sesi nga prurjet e mëdha, sërish do hapen dyert e Fierzës, ndërsa OSSH ka pranuar gabimet me faturimet dhe premtoi rishikimin e tyre në mars-prill.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “DASH: Problem zgjedhjet dhe korrupsioni”.
Ndërsa çështja e KSHC-së mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Administrata, shteti paditet 122 herë”.
“Guvernatori Fullani: Si e shmanga kopalsin” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Boshi i Jugut, starton vepra më e madhe e 4-vjeçarit”, i cili i referohet deklaratave të djeshme nga Elbasani të kryeministrit Berisha për inicimin e veprës së madhe infrastrukturore, Tiranë-Elbasan.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së vizave është edhe ai me titullin “Lang: Estonia mbështet Shqipërinë për heqjen e vizave”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Drejtori i Tatimeve: Çdo qytetar mbi 18 vjeç, duhet të deklarojë të ardhurat”.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Rezoluta e PD për vizat, PS rikthehet në Kuvend”.
Gazeta “Korrieri” hapet me titullin “Legalizimet, hyn në fuqi pagesa me bono thesari, ja kush përfiton”, i cili flet për bonot e thesarit me të cilat mund të paguhen këstet e banesave informale.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “Alarmi, 1 në 10 shqiptarë ka probleme me veshkat”, referuar ditës Ndërkombëtare të Veshkave.
“Emigrantja rrihet nga punonjësit e pasaportave” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |