Kriza ekonomike në të cilën ka hyrë vendi po thellohet,
tendenca e mazhorances për të fshehur të vërtetën e ekonomisë është po
aq e rëndë sa kriza. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duke
komentuar krizën ekonomike në vend, është shprehur se opozita po
studion mundësinë e ngritjes së një padie penale për INSTAT-in, për
manipulimin e shifrave të të dhënave të ekonomisë. Gjithashtu Rama ka
krahasuar tunelin e krizës ekonomike me atë të Kalimashit, duke
theksuar faktin se tuneli i krizës ekonomike mund të kthehet në një
katastrofë kombëtare.
ShtypiDites