|
Ministri
i Drejtësisë Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Ministrin
e Drejtësisë së Republikës së Estonisë, z. Rein Lang me të ciin u
diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dy palësh në sistemin e
drejtësisë .
Ministri i Drejtësisë, z. Bujar Nishani i kërkoi ministrit Lang mundësinë e bashkëpuimit dhe asistencës në digitalizmin e pasurive të paluajtshme . “ Digitalizimi i këtij shërbimi dhe i shërbimeve të tjera është shpëtimi i vetëm nga korrupsioni. “– u shpreh ministri Nishani. Të dy ministrat ranë dakord të ngrenë një strukture bashkëpunimi Taks Force mes ministrive të dy vendeve me qëllim forcimin e bashkëpunimi në fushën e sistemit teknollogjik dhe shkëmbimit të infromacioneve në fushën e rregjistrimit të pasurive. "Konkluduam për ngritjen e një Task Force për marrjen e përvojës nga Estonia në mënyrë që ato t'i impementojmë si hapa të rëndesishëm që do të lehtësojnë shërbimin ndaj qytetarit, ngushtojnë hapsirën për korrupsiuon si dhe do të japin një stad të rëndësishëm punonjësit të administratës publike, tha Ministri Nishani pas takimit me homologun e tij estonez . Ministri Nishani theksoi se në fjalën e tij se dikasteri që drejton e ka shpallur si prioritet dixhitalizimin e shërbimeve publike kryesisht ato për reformën në pronësi regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Pas takimit dy ministrat dhanë një konferecë për shtyp në të cilën ministri i Drejtësisë së Republikës së Estonisë, Rein Lang, deklaroi se “ qeveria e Estonisë mbështet Shqipërinë në procesin për liberalizimin e regjimit të vizave dhe futjen sa më të shpejtë të saj në BE.” Gjatë fjalës së tij, ministri Lang shprehu vlerësime për arritjet që ka bërë Shqipëria sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të legjislacionit për përafrimin e tij me standartet e BE-së. "Vura re se Shqiperia është një nga vendet më dinamike në Evrope, tha Lang. Në përfundim të takimit Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, vlerësoi si tepër të rendësishëm bashkëpunimin me Estoninë dhe përftimit prej saj të përvojave më të mira si në sistemin e drejtësisë ashtu edhe në fusha të tjera si në reformën e ndërmarë për pronat, regjistrimin e pasurive të paluajtëshme, bizneseve, teknologjinë e informacionit etj. Deklaratat pas konferences Lang. Tirane, se pari dua te falenderoj ministrin per pritjen si dhe arritjet zoti minister permendi s e Estonia eshte nje nga vendet me dinamike te Bashkimit Europian por, une vura re se shqiperia eshte me nje nga dinamiket ne evrope. Me Ndryshimet e medha te bera ne ekonomi dhe kuadrin ligjor qeveria estoneze eshte shume mbeshtetese per qeverine shqiptare perfshi ketu procesin per liberalizimin e vizave dhe hyrjen ne BE. Ne rame dakord per ngritjen e nje task force per bashkepunim per perfitimin e pervojes tone per teknoligjine e informacionit ne fushen e regjistrimit te pasurive dhe bizneseve ne shpresojme qe ne te ardhmen do bashkepunojme ne kete drejtim. Zoti minister tha se Estonia ka pervoje te madhe ne tekologjine e informacionit net e dhenat zyrtare rezulton se bashkepunimi ne ekonomi midis dy vendeve eshte zero dhe ne deshirojme ta ndryshojme kete shifer. Shqiperia eshte nje nga vendet me potencial te madh per turizmin dhe mendoj qe estonezet do te gjejne rrugen per te ardhur ne shqiperi. Nishani Sapo perfunduam nje takim shume miqesor me ministrin estonise nje nga vendet me dinamike shume interesante dhe rendesioshme ne familjen e bashkimit evropian diskutuam per ceshtje te interesit te perbashket shkembyem eksperienca per sistemin e drejtesise e infiormova per hapat e ndermara ne fushen e legjislacionit vendimet penale. Diskutuam per sistemin penitenciar, ku Estonia ehte model per standartet e larta te respektimit te te drejtave te njeriut informova per hapat e mara per udherefyesin per liberalizimin e vizave gjeta vleresimin dhe mirekuptimin e kolegut per hapat e mara. Diskutuam edhe per dixhitalizimin e sherbimeve qe ofrojme per qytetaret ministria e drejtesise ka prioritet dixhitalizimin e sherbimeve publike kryesisht ato per reformen ne pronesi regjistrimin e pasurive te paluajtshme konkluduam per ngritjen e nje task force per marrjen e pervojes nga Estonia ne menyre qe keto pervoja ti implementojme si hap te rendesishem qe do te lehtesojne sherbimin ndaj qytetarit, ngushtojne hapsiren per korrupsiuon si dhe do te japi nje stad te rendesishem zyrtarit te ketyre institucioneve. Gjeta rastin te marre vleresimit nga kolegu per arritjen qe ka shqiperia me konfirmoj se pjesa e liberalizimit te vizave eshte nje hap i afert dhe i rendesishem qe do te mundesohet per shqiptaret. |
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |