Romeo Leka, është emri i rrëmbyesit të vajzës në qendër të kryeqytetit. Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranës e cila deklaron se Leka, është i moshës 25 vjeç dhe ka lindur në Mirditë.
Sipas informacioneve më të sakta të policisë, ngjarja ka nisur në ambientet e hotel Rogner në Tiranë dhe më pas konsumuar në rrugën e Bllokut, ku janë të vendosura disa banka dhe aktivitete të shumta tregtare.
Pengmarrësi mendohet se ka marrë një sasi parash, rreth 500 mijë lekë të reja, në mjediset e Rognerit dhe më pas ka dalë nga ambienti i hotelit luksoz.
Në këtë moment është pikasur nga forcat e policisë dhe për ti shpëtuar një kapje të mundshme në ato momente, Leka ka marrë peng vajzën.
Sipas policisë, vajza ka qenë kalimtare e rastësishme.
Më pas, Leka, ka vrapuar me vajzën në rrugën e Bllokut ku është rrethuar nga policia dhe është bërë i mundur neutralizimi i tij.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |