Sot 19.3.2010. nė Big Brother

Sot 19.3.2010. nė Big Brother

Grinden Erioni me Bertinën

Jetmiri është në kuzhinë duke gatuar peshk dhe kur Ada e pyet se si do t’a ndajë në pjata për banorët, Jetmiri përgjigjet që ai nuk do t’a ndajë sepse nuk do të krijojë konflikte me banorët. Ai i thotë Klodit t’a bëjë këtë gjë, por Klodi nuk pranon.
Më pas Erioni i kërkon Adës të gatuajë diçka dhe ajo i thotë që i ka thënë që më parë që duhet t’a bënte, por ata nuk kishin pranuar. Erioni i thotë Adës :-“mirë që ke dhe ti të drejtë njëherë të paktën” dhe ajo i përgjigjet që ka gjithmonë të drejtë dhe nëse dikujt i pëlqen apo jo, kjo është temë tjetër. Ndërkohë që Erioni bën sikur nuk dëgjon nga muzika e vënë në shtëpi.
Më pas ndërkohë që Erioni është duke u marrë pregatitjen e pjatave, Bertina i ndërhyn dhe ai i thotë se e ka bezdi kur i futen të tjerët në punën që ka ai në dorë, dhe Bertina detyrohet të largohet. Ajo i thotë se nuk e duron dot Erionin kur bën kështu dhe i thotë që është si fëmijë. Bertina shprehet se ata grinden për gjithçka dhe Erioni i përgjigjet që ajo kërkoi të grindeshin dhe jo ai. Kur Erioni është ulur të drekojë me Jetmirin dhe Edin, Bertina nuk është ulur në tavolinë me t’a duke i thënë Erionit që nuk ka ku të ulet dhe se ai duhet të jetë këputur duke punuar. Në këtë moment ajo hedh verën e saj në gotën e tij në shenjë pakënaqësie dhe Erioni e derdh të gjithë gotën, sapo ajo ia hedh. Bertina shtanget dhe i thotë:-“të ka ikur truri Erion, një shaka s’guxon të bësh këtu, je në terezi apo sje normal”. Erioni nuk i kthen përgjigje, por vazhdon punën e tij. Në këtë situatë është ndodhur dhe Olta, e cila nuk ka reaguar aspak. Më pas Erioni ka shkuar pas Bertinës në dhomë duke e përqafuar, dhe i thotë shkojë të hajë ose t’ia sjellë aty, por ajo nuk pranon dhe Erioni largohet. Ai rikthehet bashkë me Jetmirin dhe të dy i thonë të çohet, por ajo i përgjigjet që nuk është fëmijë dhe ka ndjenja. Jetmiri shprehet se Erioni nuk i ka thënë ndonjë gjë të rëndë dhe s’duhet të bëjë si e prekur në sedër pa arsye.
Ajo thotë se i vjen inat me nervat e Erionit dhe ai i përgjigjet që nuk duhet t’i vijë inat. Erioni e pyet “ mos duhet të kërkoj falje unë tani” dhe ajo përgjigjet që atë e di ai

Të gjithë në punë

Te gjithë banorët janë duke u marrë me provën e javës në ambjente të ndryshme. Jetmiri dhe Edi jaën duke punuar në kopësht për të bërë varkën e tyre me gazeta dhe në një moment Seldi hidhet në pishinë dhe për pak sa i lag varkën. Jetmiri i thotë se duhet të ketë kujdes se varka letër është dhe mund të prishet menjëherë nga uji. Më pas ta e ngrenë peshë varkën dhe e fusin brenda në pishinë.
Po ashtu dhe Kika me Domi janë në kopësht dhe punojnë për provën e javës.
Ndërsa Bertina, Klodi dhe Olta janë në kuzhinë dhe po ngjisin gazetat Shqip tek objekte të ndryshme. Po ashtu ata janë munduar të bëjn një skelet me tela në formë fustani, të cilit më pas do t’i ngjisin gazeta dhe do t’a veshë Olta si fustan.
Klodi ka marrë një valizhe të tijën dhe po e mbulon me gazeta, ndërsa Bertina po ngjit gazeta tek një këmishë e saj. Erioni afrohet në kuzhinë tek Bertina dhe shikon punën e saj, ajo i thotë se po bën shumë sakrifica për të marrë buxhetin maksimal dhe Erionin i përgjigjet që nuk e ka dëtyruar askush të bëjë sakrifica, por po të ketë dëshirë le të punojë ose jo. Banorët e kanë marrë shumë seriozisht këtë provë dhe vazhdojnë të punojnë për një kohë të gjatë.

Ada i tregon Oltës bisedën me Erionin

Ada, Olta dhe Seldi janë në duke qëndruar në kopësht dhe Olta tregon për Kikën se ndërkohë që ajo flinte, ai bënte zhurmë afër saj, dhe ajo është ngritur i ka thënë të pushojë. Ada shprehet se Kika u ka thënë “çohuni o njerëz se latë nam pasi më i miri është ai që zgjohet në mëngjës herët”. Olta thotë se nesër do të zgjohet e para nga gjumi, vetëm për inat të tij.
Më pas Ada mendon për momentet kur banorët që janë në nominim, janë në pritje të verdiktit final gjatë mbrëmies së spektaklit dhe thotë se është më e lehtë për ata që të jenë në sallon me të tjerët, sesa të jenë vetëm tek dhoma e rrezikut. Olta pohon dhe shprehet se është më ndryshe kur janë me të tjerët dhe ndjehen me mirë në këtë formë. Olta e kalon këtë temë dhe thotë se e ka lënë veten pas dore dhe nuk nuk është kujdesur shumë për pamjen e saj të jashtme këto ditë.
Olta pyet Adës se për çfarë ka biseduar mbrëmë me Erionin dhe ajo i përgjigjet se e ka pyetur në ka ndryshuar sjellja e saj dhe Erioni është shprehur se ndaj tij është treguar më pozitive. Olta shprehet se Erioni nuk është vetvetja dhe Ada tregon se ai i ka thënë që nuk e ndalon asgjë kur do të flasë me dikë apo do të bëjë një shaka. Ada i është përgjigjur Erionit që banorët marrin një përshtypje tjetër nga sjellja e tij dhe stepen për të bërë një shaka me të pasi marrin parasysh reagimet e papëlqyeshme të Bertinës. Ajo i ka thënë gjithashtu që ai nuk duhet t’ia vërë fajin të tjerëve për distancën që krijohet mes tyre, por t’i bëjë një autokritikë vetes. Erioni i është përgjigjur se nuk ka çfarë të bëjë pasi është ndjenja që ka për Bertinën në mes, dhe Ada i ka thënë që ai duhet të jetë i zoti t’i bëjë të dyja, lojën dhe dashurinë. Ada i ka thënë Erionit nëse mendon se Olta ia thotë gjërat me tendencë dhe ai është përgjigjur se në disa gjëra të vogla i duket ashtu, por ka patur një raport shumë të mirë me Oltën. Ada shprehet se shtëpia ka rënë në qetësi pasi nga çiftet e krijuar, janë krijuar stepje nga ana e të dyja palëve. Ada shprehet se Erionit nuk i është dashur aspak ajo lidhje aty brenda dhe Olta përgjigjet që Erioni nuk është vetvetja pasi ajo e kupton shumë mirë. Ada i thotë që ai i ka thënë që është i lirshëm në veprimet që bën dhe nuk ka probleme nga ana e Bertinës dhe Olta i përgjigjet se nëse do të ishte kështu, Bertina s’kishte pse të bëhej xheloze pasi është njëzet e katër orë me Erionin. Ada mendon se kur krijohet një lidhje brenda shtëpisë, personi që ke në krah duhet të jetë shumë tolerant dhe të bien dakort të dy që do të bëjë secili lojën e vet pa u kushtëzuar nga prania e njëri-tjetrit. Ada shton se ajo nuk di si të sillet me Domin dhe ku të duhet të bëjë shaka e ku jo. Ajo shprehet se ka vënë re se Klodi nuk do që të tjerët t’a kundërshtojnë dhe Olta përgjigjet që Klodi shpesh nuk e kupton se me çfarë qëllimi i thuhen gjërat nga të tjerët dhe nuk reagon mirë.

Përkujdesje për Valonin

Banorët që janë zgjuar nga gjumi, sapo ngrihen shkojnë tek Valoni ku e përshëndesin dhe e pyesin për gjendjen e tij shëndetsore. Hakiu i sjellë medikamentet dhe ushqimin, të cilin ai e ha në shtrat. Hakiu kujdeset që Valoni të mos harrojë asnjë mendikament pa pirë. Edi, Hakiu dhe Domenika dalin në kopsht dhe me ta bashkohet edhe Valoni i cili duket më mirë tani. Banorët interesohen se si ka qënë gjatë natës dhe ai u tregon se ka qënë më mirë se netët e tjera. Ata diskutojnë edhe për provën e javës dhe për spektaklin e të shtunës dhe Hakiu i thotë Valonit se sido që të shkojë, ai duhet të jetë me kokën lart, duke nënkuptuar se ai edhe mund të eleminohet. Hakiu mendon se Valoni ka treguar dicka që asnjë nuk e ka treguar deri tani, origjinalitetin dhe i thotë atij që të jetë krenar e të mendojë vec gjërat e bukura që i kanë ndodhur. Valoni kujton ditën kur u largua nga shtëpia për të hyrë në BB dhe tregon se motra dhe babai u ndjenë keq për mungesën e tij. Ai uron që ata ta kenë parë gjatë gjithë kohës nëpërmjet televizorit.
Klodi po merret me provën e javës dhe i kërkon ndihmë Hakiut, i cili shkon menjëherë tek ai. Ndërkohë dhe Jetmiri me Kikën dhe Domenikën janë në kopësht dhe punojnë për provën e javës


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek